Misioni Ynë
Ne mbështesim zhvillimin e qëndrueshëm, përfshirjen financiare dhe kohezionin social, nëpërmjet asistencës së përgjegjshme financiare, kryesisht të ndërmarrjeve mikro e të vogla dhe individëve, me qëllim lehtësimin e përmirësimin e jetesës, zgjerimin e oportuniteteve për sipërmarrje e punësim në komunitete si gra, të rinj apo grupe të ndryshme vulnerabël, me fokus zonat rurale e semi-urbane.
Vlerat Tona
Agro & Social Fund është i fokusuar në përmirësimin e cilësisë dhe përshtatshmërisë së shërbimeve që i ofrohen klientelës së synuar, kryesisht nëpërmjet vlerësimit të vazhdueshëm të kërkesave të tyre, krijimit të mundësive për klientët, familjet dhe komunitetet në rritjen e mirqenies, uljen e varfërisë apo vulnerabilitetit , rritjes se aksesit ne finance, krijimit te vendeve te reja të punës apo dhe shtimit të vlerës së atyre ekzistuese.
Në rrugëtimin tonë të udhëhequr nga misioni, ne ruajmë e pasurojmë vlerat tona.
Ne jemi besnikë ndaj qëllimit dhe të përgjegjshëm për burimet që na janë besuar, duke i menaxhuar ato në mënyrë të tillë, që të sjellin kthimin maximal për kompaninë dhe klientët tanë.

Ne jemi punonjës, dhe nje kompani e besuar në treg - ajo e cila qëndron për integritetin dhe vendos një standart për të, duke frymëzuar të tjerët të jenë gjithmonë të besueshëm dhe të ndershëm.

Ne përpiqemi t’i shfrytëzojmë këto vlera me qëllimin që të sigurojmë punonjës të motivuar dhe të orientuar drejt rritjes së rezultateve dhe mbrojtjen nga devijimi i misionit, punonjës që do arrijnë të zhvillohen e veprojnë në sintoni të plotë me linjën për rritjen e objektivave të institucionit.

Ne jemi të përkushtuar për të punuar pranë njerëzve, me qëllim nxitjen e përmirësimit të jetës së tyre.

Ne vlerësojmë e promovojmë transparencën dhe sjelljen etike.

Ne vlerësojmë njerëzit, i konsiderojmë të barabartë dhe u japim përparesi atyre përkundrejt fitimit e qëllimeve tradicionale të biznesit, strukturave apo sistemeve.