Performanca Sociale dhe Projektet

Në mbështetje të Misionit dhe Vlerave të tij, Agro & Social Fund është i angazhuar të asistojë grupe të caktuara shoqërore që ballafaqohen me vështirësi ekonomike dhe të nënshërbyera nga shërbimet financiare, të cilëve ju kufizohen mundësitë për të adresuar varfërinë, përmirësuar nivelin e jetesës, të ardhmen e fëmijëve dhe komuniteteve ku jetojnë.

Raportimi i Treguesve Social

Agro & Social Fund mat dhe raporton treguesit e performancës sociale për të gjitha palët e interesuara, si:


Ortakët, të cilët kërkojnë të kenë në konsideratë impaktin social dhe rreziqet mjedisore në vendimet e tij për investime.


Komunitetet ku operon, të cilët kërkojnë të dinë vlerën e kontributit tonë në shoqëri.


Punonjësit, të cilët duan siguri se shoqëria ku ata punojnë kujdeset për impaktin social dhe mjedisor.


Klientët, të cilët kujdesen për etikën dhe impaktin social të blerjeve dhe investimeve të tyre.


Partnerët, të cilët kërkojnë të vihen në djeni për impaktin social të projekteve të implementuara në bashkëpunim me ASF.

Agro & Social Fund vlerëson, ndjek dhe synon përmiresimin e treguesve
të Performances Sociale duke respektuar përcaktimet
ndërkombëtare mbi matjen dhe raportimin e tyre.

Agro & Social Fund vlerëson dhe ndjek në menyrë prioritare këta tregues:

  • Numrin e klienteve femra të shërbyera –Ne besojme se ndihma që i jepet një gruaje reflekton më shpejt në mirëqënien në tërësi të familjes. Në Shqipëri gratë kanë shumë më pak mundësi ekonomike, siguri dhe liri. Ne mbështesim gratë për të zhvilluar aftësitë profesionale, për të filluar bizneset e tyre, si dhe për të investuar në mirëqënien e familjeve të tyre.
  • Numrin e klientëve në zonat rurale – Suportimi i klientëve në zona rurale për te rritur aktivitetin e tyre bujqesor/blegtoral është një mënyrë efektive për të luftuar varferinë. Përkrahja e tyre për të rritur fitimet nga shitja e prodhimeve është një mjet i qënësishëm në zhvillimin e këtyre zonave, të cilat lihen, relativisht, ne harresë nga institucionet financiare.
  • Numrin e vendeve të punes të ruajtura – Papunesia është elementi kryesor me të cilin luftojnë shumica e vendeve në zhvillim. Agro & Social Fund kujdeset në menyrë pritoritare për të kredituar biznese që shërbejnë si burim të ardhurash për më shume se një familje.
  • Nurmin e vendeve të punës të krijuara – Agro & Social Fund synon të kontribuojë në treg duke ndihmuar në krijimin e vendeve të reja të punës.
  • Numri i fëmijëve të cilëve u është përmiresuar jetesa - Me krenari Agro & Social Fund vazhdon të perkrah një ndër aspiratat më të ndjeshme të World Vision: "Rritjen e mirëqenies së qëndrueshme të fëmijëve brenda familjeve dhe komuniteteve, veçanërisht atyre më vulnerabel".
  • Numrin e klientëve nga grupet vulnerable – Komunitetet “Rom” dhe “Egjyptian” janë grupet më të nënshërbyera në Shqipëri, nisur nga kjo,b suportimi i tyre ka qenë gjithmonë në fokus të drejtëpërdrejtë të Agro & Social Fund.
  • Numrin e sipermarrjeve të reja - Sipërmarrësit e rinj kanë potencialin për të ndërtuar një ekonomi të re gjeneruese dhe punë dinamike, ndaj do të jenë gjithmonë në fokus të Agro & Social Fund për t'u mbështetur në idetë e tyre.

Bazuar në metodologjinë e matjes aktuale të performancës sociale ka rezultuar:

Agro & Social Fund ka mbështetur financiarisht 150 klientë nga grupet vulnerabël gjatë vitit 2019


Projekte

Mbrojtja e Klientit

Agro & Social Fund është garantues i parimeve të mbrotjes së klientit dhe përkrahës e promovues i praktikave më të mira në fushën e mikrokredisë. Parimet tona për Mbrojtjen e Klientit janë në përputhje me Parimet Ndërkombëtare të Sektorit të Mikrofinancës, si më poshtë vijojnë:


Dizajnim i Produkteve dhe Ofrim i Përshtatshëm i tyre

Produktet krijohen duke patur në vëmendje karakteristikat e klientelës së targetuar, si dhe duke marrë parasysh opinionet dhe sugjerimet e tyre;


Shmangia/ Parandalimi i Mbingarkesës me Borxhe

Në të gjitha fazat e proçesit të kredidhënies ne sigurohemi që klienti nuk po mbingarkohet me borxhe dhe i ofrojmë një kredi të përballueshme në shlyerje. Ne monitorojmë në mënyrë të vazhdueshëm praktikat tona të brendshme, të cilat mbështesin parandalimin e mbingarkesës me borxhe të klientëve tanë.


Transparenca

Sigurimi i informacionit të plotë për klientët, me një gjuhë sa më të qartë dhe të kuptueshme duke i dhënë gjithë kohën e duhur për t’a kuptuar dhe përthithur atë, në mënyrë që të gjithë klientët të marrin vendime sa më të sigurta.


Çmime të Përgjegjshme

Çmimi dhe termat e tjera të kredisë (shuma, afati) janë të përballueshme dhe të arsyeshme për klientët, ndërkohë që i mundëson minimalisht ASF-së vetëqëndrueshmërinë.


Trajtim i Drejtë dhe me Respekt i Klientëve

Mosdiskriminim në asnjë formë apo mënyrë të klientëve tanë. Çdo punonjës i ASF-së respekton klientët dhe punon për t’i ofruar shërbimet në mënyrën më të drejtë dhe të respektueshme.


Konfidencialiteti i të Dhënave të Klientit

Agro & Social Fund sh.p.k respekton konfidencialitetin e të dhënave të klienteve të saj. Të dhënat e klientëve përdoren vetëm për qëllime të specifikuara në momentin e marrjes së kredisë sipas ligjeve dhe rregullave në fuqi të Republikës së Shqipërisë.


Mekanizmat për Trajtimin dhe Zgjidhjen e Ankesave

Agro & Social Fund është i përkushtuar të dëgjojë klientët duke u dhënë atyre një zë nëpërmjet mundësisë së kontaktit të drejtëpërdrejtë me stafin ose nëpërmjet formave të tjera zyrtare, të cilat janë të reklamuara në çdo zyrë apo dokument të lëshuar nga Agro & Social Fund. Kjo nënkupton administrimin e reagimeve të tyre mbi produktet dhe shërbimet tona, si dhe reflektim të Agro & Social Fund në shërbime të përmirësuara brenda një kohe të shkurtër.

parallax background
 

Agro & Social Fund është në kërkim të vazhdueshëm të projekteve që mund të ndihmojnë institucionin në arritjen e një performance efektive dhe eficente; si edhe partnerëve që mund të zgjerojnë impaktin tonë dhe operimin konform rregullave ndërkombëtare

Drejt përmirësimit të praktikave të kredidhënies