Code of Good Conduct

European Code of Good Conduct (Kodi Evropian i Sjelljes së Mirë) për Ofruesit e Mikrokredive

Sektori i mikrofinancës evropiane ka qenë vazhdimisht në rritje gjatë dekadës së fundit. Ai përbëhet nga një sërë lojtarësh dhe modelesh biznesi, me korniza ligjore dhe institucionale të ndryshme në të gjithë Evropën. Si pasojë, praktikat e huadhënies në mikrofinancë ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme në varësi të:

  • llojit te institucionit që jep mikrokredi
  • formës ligjore të institucionit
  • mjedisin në të cilin vepron
  • dhe aftësinë e institucionit për të aplikuar procedura të shëndosha dhe efikase të menaxhimit

Duke pasur parasysh diversitetin e sektorit mikrofinanciar, zbatimi i “European Code of Good Conductvullnetar nga Ofruesit e Mikrokredive është një element i rëndësishëm për promovimin e praktikave më të mira brenda sektorit.

"Code" përcakton një grup të unifikuar standardesh për sektorin mikrofinanciar në Evropë. Ai shërben si një mjet vetërregullimi dhe një etiketë cilësore për institucionet mikrofinanciare të përkushtuara ndaj financave etike. "Code" është zhvilluar bazuar në praktikat më të mira të njohura në këtë sektor në konsultim të ngushtë me palët e interesuara.

Agro & Social Fund ne daten 18 Mars 2021 u certifikua si ofrues i kredive që plotëson kushtet e përcaktuara nga European Code of Good Conduct.

Që nga viti 2023, çdo muaj Mars, Agro & Social Fund deklaron informacionin financiar dhe operacional vjetor, sipas kërkesave të European Code of Good Conduct në formatin bashkëngjitur: