Znj. Karapici që prej vitit 2017 është angazhuar në sektorin mikrofinanciar dhe mban pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Burimeve Njerëzore & Ligjorit në Agro & Social Fund. Është diplomuar në vitin 2014, pranë Departamentit të Politikave dhe Punës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, për Master Shkenor në “Administrim të Shërbimeve Sociale”. Pas përfundimit të studimeve universitare me rezultate shume të larta, në vitin 2015, bëhet pjesë e stafit pedagogjik të Departamentit të Politikave dhe Punës Sociale si Pedagoge e Jashtme, për të lektuar në lëndët si: “Sjellje Organizative”, “Administrimi i Burimeve Njerëzore”, “Organizim i Administrimit Publik” dhe “Biznesi Social”. Eksperiencat e saj nuk përfshijnë vetëm mësimdhënien por dhe punë administrative e kërkimore shkencore duke prezantuar dhe botuar ne Dhjetor 2015 kërkimin e parë shkencor mbi Menaxhimin e Ri Publik në Njësitë Administrative të Bashkisë Tiranë - "Ndikimi i tij në punën në administratë, si dhe në përfshirjen e komunitetit në zhvillimin territorial të zonës". Gjithashtu pjesmarrja e saj në programe trajnimesh, workshop-e brenda dhe jashtë vendit ofruar nga Alliance of Microfinance, Deutsche Gesellschaft fur international Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, USAID, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve, Institute for Democracy and Mediation (IDM), Instituti i Lidershipit (INL), etj, në kuadër të menaxhimit të burimeve njerëzore, think tanks, ndërmjetësimit, lidershipit, planifikimit strategjik kanë qënë pjesë shoqëruese e zhvillimit të saj profesional.
Të udhetuarit dhe eksplorimi i kulturave historike të një vendi janë pasioni i saj.