Agro & Social Fund është Institucion Financiar i Mikrokredisë që ka si qëllim financimin e zhvillimit nëpërmjet kreditimit.

Agro & Social Fund është i angazhuar të asistojë grupe të caktuara shoqërore që ballafaqohen me vështirësi ekonomike dhe të përjashtuar nga shërbimet financiare, të cilëve ju kufizohen mundësitë për të adresuar varfërinë, përmirësuar nivelin e jetesës, të ardhmen e fëmijëve dhe komuniteteve ku jetojnë.

Fillesat tona

Në vitin 2001 krijohet “Building Future” si program microfinanciar i World Vision Albania, fillimisht me hapjen e zyrës së parë në rajonin e Lezhës. Ne vitin 2009 Bordi Drejtues i kompanisë vendosi të aprovojë planin e kalimit nga “Building Future", një program mikrofinanciar i World Vision Albania në Vision Fund Albania, institucion mikrofinanciar me status ligjor “Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar”. Ky ndryshim u shoqërua me ndryshimin e pronësisë duke kaluar në pronësi dhe kontroll 100% të VisionFund International, degë e World Vision International.

Zhvillimi Institucional

Në Dhjetor të vitit 2009 Agro & Social Fund mori liçencën nga Banka e Shqipërisë Nr. 17, si Institucion Financiar i Mikrokredisë. Në 9 Gusht të vitit 2012 institucioni bëhet antar i "Microfinance Centre", misioni i të cilës është të kontribuoj në uljen e varfërisë dhe zhvillimin e mundshëm njerëzor duke promovuar një sektor mikrofinancimi të qëndrueshëm të orientuar nga shoqëria që ofron shërbime adekuate financiare dhe jo-financiare për një numër të madh të familjeve të varfra dhe mikro-sipërmarrësve.


Sot

Që prej muajit Tetor 2016, moment kur Agro & Social Fund kaloi nën pronësinë e Fondit Besa, Institucioni më i madh mikrofinanciar në vend, një moment i rëndësishëm për të gjithë zhvillimet strategjike të mëtejshme, ecurinë operacionale, financiare dhe sociale të organizatës, portofoli aktiv i kompanisë deri në fund të vitit 2021 është rritur me 250%.

Plani për të ardhmen

Agro & Social Fund ndërvepron më klientët dhe synon që të forcojë imazhin e organizatës si një partner në përpjekjen për zhvillimin e biznesit të tyre dhe për përmirësimin e cilësisë së jetesës. Në këtë kuadër institucioni synon zhvillimin, rritjen dhe shtrirjen sa më të gjërë të tij, brenda territorit të Shqipërisë, për të qëne së më pranë target grupeve të synuara.

Objektiva & Strategji

Objektiva


Vlerësimi dhe avancimi i produkteve e shërbimeve që u ofrojmë klientëve me qëllim rritjen e kënaqësisë së klientit. Zhvillimi i procedurave për matjen e impaktit të produkteve tona

Forcimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i një sistemi efikas për menaxhimin e risqeve që shoqërojnë organizatën përgjatë gjithë aktivitetit të saj.

Shqyrtimi i praktikave dhe rritja e sensibilitetit të çdo antari të stafit për ruajtjen dhe forcimin e dimensionit social të organizatës.

Përsosja e politikave dhe proçedurave që kanë të bëjnë me stafin, për të mundësuar qasjen e duhur përkundrejt modelit të punonjësit të kënaqur që ruan angazhimin dhe motivimin, si dhe vlerëson mundësitë e karrierës brenda organizatës.

Strategjitë


Agro & Social Fund synon të jetë aktor aktiv dhe kontribues në rritjen e edukimit dhe përfshirjes financiare të grupeve të nënshërbyera.

Synon rritjen e vëmendjes dhe përfshirjen e grave apo popullsisë rurale në financim nëpërmjet rritjes së aksesit në shërbime që ndikojnë direkt në cilësinë e jetës së tyre, por edhe të komuniteteve ku ata bëjnë pjesë.

Agro & Social Fund ka prioritet perfeksionimin e gamës së produkteve. Në vitin 2020 i dha jetë dy produkte të reja: “Gruaja Rurale” dhe “Të rinjtë sipërmarrës”, të cilat janë më afër nevojave të klientelës së nënshërbyer.