Ekipi menaxhues i Agro & Social Fund

Rozana Orozi

Drejtor Ekzekutiv


Znj. OROZI është ekonomiste dhe ka ekspertizë e përvojë profesionale të gjatë në sektorin financiar, kryesisht në zhvillimin e mikrofinancës dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ajo ka qënë e angazhuar në sektorin publik dhe është marrë kryesisht me zhvillimin e SME-ve e çështjet e mbrojtjes së konsumatorit dhe zhvillimin e strategjive dhe politikave publike rreth tyre. Prej vitit 2001 është angazhuar drejpërdrejt në zhvillimin e sektorit të mikrofinancës, duke kontribuar në nivele të ndryshme drejtimi pranë Fondit BESA dhe prej vitit 2019 drejton në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv Agro & Social Fund. Znj. OROZI u diplomua në vitin 1998, për Administrim Biznesi në Universitetin e Tiranës, në nivelin Master me rezultate shumë të larta. Ajo ka ndjekur një sërë trajnimesh dhe praktikash në organizata të ndryshme ndërkombëtare, si Microfinance Centre, Agence Intergouvernementale de la Francophonie, Bankakademie-Germany, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Ministria e Ekonomisë Kombëtare e Republikës Greke etj. Është e martuar dhe nënë e dy djemve. Ka pasion muzikën (gjithashtu luan violinë) dhe letërsinë (shkruan poezi dhe ese).


Sokol Dobi

Drejtor i Departamentit të Kredisë


Z. Sokol Dobi është diplomuar në vitin 1987, në fakultetin ekonomik të Universitetit të Tiranës, në Degën Plan – Industri. Ka punuar fillimisht në një ndërrmarrje Nacionale, ku ka kryer detyra drejtuese në Degën Ekonomike të kësaj ndërmarrje. Në vitin 1996 kalon në Bankën e Kursimeve, (sot Raiffeisen Bank) në sektorin e trajtimit me kredi të të pastrehëve deri në vitin 2007, ku për një periudhë 2 vjecare 1997 – 1998, ka qënë në strukturat miratuse të kredive tek F.Besa. Në vitin 2007 kalon tek Fondi Besa, ku ka kryer një sërë detyrash si oficer kredie, specisalist Auditi, specialist Dept Collection, Drejtor Dege në Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe Drejtor Rajonal i Departamentit të Kredisë. Në Tetor të vitit 2017 kalon me detyrën e Drejtorit të Departamentit të Riskut dhe Operacioneve pranë Agro & Social Fund dhe nga Maji I vitit 2019, Drejtor i Departamentit të Kredisë. Ka një Eksperiencë pune gati 35 vjeçare dhe nga këto 25 vjet në fushën e Kredisë. Ka bërë specializime dhe trajnime të ndryshme brënda dhe jashtë vendit, me mbështetjen e organizatës ndërkombëtare Mikrofinance Centre në fushën e Kredititimit për kreditë SME dhe Mikro. Është i martuar dhe babai i dy djemve, tashmë dhe ata studjuar dhe të punësuar në Sektorin privat Financiarë. Ka pasion sportin, muzikën dhe letërsinë.


Vjollca Muçaj

Drejtor i Departamentit të Riskut


Vjollca Mucaj është diplomuar në shkencat ekonomike, për të vazhduar me master në marrëdheniet ndërkombëtare në Diplomaci (Instituti I Studimeve Europiane) dhe Studime PhD në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Gjithashtu studim i Programit Auditim i Brëndshëm i Financave Publike. Vjen nga një eksperiencë e gjatë në fushën e menaxhimit institucional, duke dhëne kontributin me fillimet e veta në Bankën e Kursimeve, Departamenti i Kredisë. Për të vazhduar me një eksperiencë mjaft të gjatë në menaxhimin financiar të grandeve dhe projekteve pranë Fondacionit “SOROS”. Eksperiencat vazhdojnë me Zv/Drejtore e Përgjithshme në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik, eksperiencë 4 vjecare. Pjesa e menaxhimit plotësohet me një periudhë 4 vjecare me rolin e saj si Zv Drejtore e Përgjithshme në Drejtorinë e Shërbimeve qeveritare. Tashmë që nga korrik 2018 e në vazhdim është pjesë e strukturava menaxheriale të Agro & Social Fund. Eksperiencën e punës në institucione, e transmeton si Pedagoge e Jashtme në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” , në Departamentin e Administrim Biznesit si dhe pranë Kolegjit Universitar “Wisdom". Me prezantimet e saja ka qënë pjesë e shumë konferencave me botime shkencore, si Lisbon, Bruksel, Romë, etj. Merr pjesë gjërësisht në diskutime, trajnime dhe botime në mediat lokale dhe jo vetëm. Një rol aktiv ka në shoqërine civile duke u shpallur nderi i punës nga shoqata “Koha, Gruaja, ekonomia”. Është njohëse e disa gjuhëve. Është mama dhe mike e dy djemëve që rrugëtojnë sëbashku me prindërit në instucionet e mikrofinancës. Hobi i saj është letërsia, arti, kulinaria, fitnesi dhe kafshët.


Lindiana Zyfi

Drejtor i Departamentit të Financës


Znj. Zyfi është e angazhuar që prej vitit 2010 në sektorin mikrofinanciar dhe nga viti 2017 mban pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Financës në Agro & Social Fund.Ajo i është bashkuar Agro & Social Fund prej vitit 2010 (në atë periudhë, njohur me emrin VisionFund Albania) dhe gjatë kësaj periudhe, është promovuar suksesshëm në disa pozicione në departamentet e Administratës, Financës dhe Projekteve që i kanë dhënë mundësi asaj të njohë shumë mirë institucionin në aspekte të ndryshme dhe të formatojë kontributin e saj në mënyrën më të mirë. Zhvillimi profesional është i lidhur me trajnime që Znj. Zyfi ka përfituar brenda dhe jashtë vendit mbi Performancën Sociale, Drejtimin Efektiv, Standartet e Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar të cilat kanë kontribuar në rezultate konkrete dhe përformanca shume efektive gjatë këtyre viteve. Znj. Zyfi është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës për Master Shkencor në Administrim Biznesi në vitin 2010 dhe ka përfunduar studimet Master Profesional në Administrim Publik pranë ketij fakulteti në vitin 2014. Mbështet të menduarit pozitiv dhe jashtë punës, është gjithmonë në kërkim të udhëtimit të rradhës dhe të qënit në kontakt me natyrën.

Gentiana Sheshi

Drejtor i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit


"Puna e mirë nuk do fjalë ajo flet vetë.'" Diplomuar në shkencat natyrore dhe ka mbi 17 vjet eksperincë në menaxhimin e sistemeve të informacionit dhe teknologjisë. Çertifikuar Xpert Microsoft office, Trajner i Trajnereve dhe çertifikime të tjera të mara brenda dhe jashtë vendit lidhur edhe me fusha të tjera jashtë mikrofinancës. Motoja e saj: " Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe. " (Shën Tereza)


Anduena Karapici

Drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore & Ligjorit


Znj. Karapici që prej vitit 2017 është angazhuar në sektorin mikrofinanciar dhe mban pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Burimeve Njerëzore & Ligjorit në Agro & Social Fund. Është diplomuar në vitin 2014, pranë Departamentit të Politikave dhe Punës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, për Master Shkenor në “Administrim të Shërbimeve Sociale”. Pas përfundimit të studimeve universitare me rezultate shume të larta, në vitin 2015, bëhet pjesë e stafit pedagogjik të Departamentit të Politikave dhe Punës Sociale si Pedagoge e Jashtme, për të lektuar në lëndët si: “Sjellje Organizative”, “Administrimi i Burimeve Njerëzore”, “Organizim i Administrimit Publik” dhe “Biznesi Social”. Eksperiencat e saj nuk përfshijnë vetëm mësimdhënien por dhe punë administrative e kërkimore shkencore duke prezantuar dhe botuar ne Dhjetor 2015 kërkimin e parë shkencor mbi Menaxhimin e Ri Publik në Njësitë Administrative të Bashkisë Tiranë - "Ndikimi i tij në punën në administratë, si dhe në përfshirjen e komunitetit në zhvillimin territorial të zonës". Gjithashtu pjesmarrja e saj në programe trajnimesh, workshop-e brenda dhe jashtë vendit ofruar nga Alliance of Microfinance, Deutsche Gesellschaft fur international Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, USAID, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve, Institute for Democracy and Mediation (IDM), Instituti i Lidershipit (INL), etj, në kuadër të menaxhimit të burimeve njerëzore, think tanks, ndërmjetësimit, lidershipit, planifikimit strategjik kanë qënë pjesë shoqëruese e zhvillimit të saj profesional. Të udhetuarit dhe eksplorimi i kulturave historike të një vendi janë pasioni i saj.