Ekipi menaxhues i Agro & Social Fund

Rozana Orozi
Drejtor Ekzekutiv

Sefedin Sula
Drejtor i Departamentit të Kredisë

Teuta Kinkaj
Drejtor i Departamentit të Riskut
Znj. Kinkaj është diplomuar në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, në vitin 2011. Në kërkim të zhvillimit të mëtejshëm profesional, ndërmori një hap të ri, duke diversifikuar fushën e studimeve, në profilin e biznesit. Me këtë synim, Znj. Kinkaj ka ndjekur studimet pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Fakulteti i Biznesit, nga ku edhe është diplomuar në vitin 2014, në degën “Menaxhim Biznesi”. Fillimi i karrierës së saj në sektorin privat, pranë “Besa Agro Invest”, për një periudhë 3-vjeçare, e ka pajisur me ekspertizën e duhur në fushën e marketingut dhe menaxhimit të marrëdhënieve me palët e treta.
Duke pasur si qëllim integrimin në një sektor të rëndësishëm, po aq sa edhe sfidues, që prej vitit 2018, Znj. Kinkaj është angazhuar në sektorin e mikrofinancës. Që prej atij viti, ajo ka kontribuar në disa pozicione pranë Agro & Social Fund, duke pasur mundësinë e njohjes në brendi të aktivitetit bazë të institucionit – kredidhënies dhe veçanërisht, riskut ndaj të cilit ekspozohet ai.
Prej vitit 2023, mban pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Menaxhimit të Riskut, në Agro & Social Fund.
Në funksion të rritjes profesionale dhe zhvillimit të përgjegjësive, ajo ka ndjekur trajnime të ndryshme, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Pasioni i saj është të lexuarit dhe të udhëtuarit.

Daniela Qyra
Drejtor i Departamentit të Financës

Gentiana Sheshi
Drejtor i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit

Anduena Karapici
Drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore & Ligjorit