Këshilli Mbikqyrës

Altin Muça

Kryetar Këshilli


Prof. Asoc. Dr. Altin Muça është diplomuar pranë Fakultetit të Ekonomisë në vitin 1992. Deri në vitin 2003 ka punuar si Profesor në Departamentin e Marketingut dhe Turizmit të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2003 ai iu bashkua Fondit Besa në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Marketingut. Ai ka disa kualifikime nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe nga Agjensia e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Japonez. Ka marrë pjesë në disa seminare me temë “Financimi i Tregtisë Ndërkombëtare dhe Marketingu Ndërkombëtar” për të cilat është çertifikuar. Në Shtator të vitit 2003 ai mori titullin Doktor i shkencave dhe në Korrik të vitit 2011 mori titullin Profesor i Asociuar.


Luiza Shehu

Anëtar Këshilli


Luiza Shehu me një eksperiencë të gjatë ne sektorin Ligjor, është diplomuar në Fakultetin Juridik në vitin 1995. Ka mbajtur pozicionin e Drejtorit në Departamentin Ligjor të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit. Në vitin 2004 mori një diplomë masteri për Admistrim Publik në Universitetin e Nebraskës. Ajo iu bashkua sektorit të mikrofinancës në vitin 2007, në pozicionin e Drejtorit Ligjor, Burimet Njerëzore & Departamentit të Adminstrimit të Brendshëm në FAF. JSC (ish MAFF). Që në vitin 2016 mban postin e Drejtorit të Departamentit Ligjor të Fondit Besa. Disa përvoja të tjera pune përfshijnë: Pedagoge e Ligjit Bankar dhe Sigurimeve, Eksperte legale e GTZ, Avokate e liçensuar që në vitin 2013.


Përparim Xhafa

Anëtar Këshilli


Z. Përparim Xhafa është diplomuar në “Institutin Bujqësor” në degën Ekonomi në vitin 1990. Karriera e tij në sektorin bankar filloi në vitin 1994 si Specialist Kredie pranë bankës “BKT”. Në vitin 1998 ai mbajti pozicionin e Drejtorit të Degës së Thesarit në Ministrinë e Financave dhe në vitin 2004 iu bashkua Sektorit të Auditimit të Brendshëm në të njëjtën ministri. Karriera e tij përfshin gjithashtu pozicionin e Drejtorit të Fakultetit në “Universitetin Europian të Tiranës”, Drejtor i Auditimit të Brendshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, si dhe aktualisht Drejtor në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm në “Radio Televizionin Shqiptar”. Ai ka marrë pjesë në disa seminare lidhur me auditimin e brendshëm dhe në vitin 2023 është certifikuar si Vlerësues Teknik për standardin ISO/IEC 17021:2015.


Bajram Korsita

Anëtar Këshilli


Z. Bajram Korsita është diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Ekonomi Industriale në vitin 1987. Në vitin 1993 ai mbajti pozicionin e Oficerit të Kredive pranë “Bankës Kombëtare Agrare”. Karriera e tij e gjatë përfshin rolin e Oficerit Rajonal të Kredive pranë “Fondit Besa”, Drejtor Ekzekutiv për shumë vite në Kompaninë e Parë të Zhvillimit Financiar, si edhe Drejtor Ekzekutiv në Fondacionin Shqiptar të Garancisë për Zhvillim. Bajram Korsita ka ushtruar për një periudhë të gjatë profesionin e pedagogut dhe aktualisht është pedagog në Universitetin “Aleksandër Moisiu”.


Besnik Bani

Anëtar Këshilli


Z. Besnik Bani është diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Ekonomi në vitin 1986. Karriera e tij në sektorin bankar filloi në vitin 1992 si Specialist Kredie dhe vijoi në vitin 2005 në pozicionin e Drejtorit të Degës. Nga viti 2006 deri në vitin 2020, Besnik Bani mbajti rolin e Oficerit Rajonal të Kredive pranë “Fondit Besa”. Aktualisht ai mban pozicionin e Përgjegjësit të Departamentit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë “UBA Bank”.