Swisscontact është një fondacion i orientuar drejt bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim. Në Shqipëri është e pranishme që nga viti 1993 me projekte në aftësimin profesional, integrimin në tregun e punës dhe zhvillimin ekonomik.
Swisscontact ka ngritur Projektin C4EE, qëllimi i përgjithshëm i të cilit është integrimi i të rinjve (45 – 50% gra) me prejardhje nga grupet e margjinalizuar ose migracioni në tregun e qëndrueshëm të punës përmes trajnimit të përshtatshëm për t’ju qasur vendeve të punës. Duke i mësuar ata me aftësi themelore, pjesëmarrësit e cikleve të trajnimeve do të pajisen me aftësi për të siguruar jetesën dhe për të qenë pjesëmarrës aktiv në shoqëri. Swisscontact po përpiqet të mbështesë sipërmarrës të rinj dhe ekzistues (gjithashtu pjesëmarrës të ciklit të trajnimeve) duke i lidhur ata me Institucionet e Mikrofinancës, për të financuar aktivitetet e tyre të vetëpunësimit. Projekti i financimit do të nisi gjatë vitit 2020 me nënshkrimin e Memorandumit te Mirkëkuptimit.
Objektivat e bashkëpunimit Agro&Social Fund dhe Swisscontact
- Të zhvillojë një ose më shumë produkte të përshtatur për kategoritë e margjinalizuara dhe rritja e përfshirjes financiare për këtë grup; ( Të rinjtë sipërmarrës)
- Të mundësojë sipërmarrës të vegjël (përfshirë të rinjtë të trajnuar) të sektorëve të ndryshëm të përdorin kredi;
- Të rrisë qarkullimin e përgjithshëm të ndërmarrjeve të vogla të suksesshme që çojnë në rritjen e të ardhurave dhe ndryshimin e jetesës së sipërmarrësit të vogël dhe krijimin e vendeve të punës;
- Të krijojë një platformë tregu, për të bërë së bashku sektorin public, privat dhe sipërmarrësit e rinj.
- Nëpërmjet bashkëpunimit që SwisContact ka me Zyrat e Punës në shumicën e qytetve të Shqipërisë, dhe marredhënieve që po krijon me Agro & Social Fund, do të mund të bëhet prezantimi i grupeve të interesuara me burime financimi dhe produkte të krijuar posaçërisht për ta.
– Grupi i synuar / klientët e mundshëm.
- Bizneset e reja.
Bizneset ekzistuese që duan të zgjerojnë biznesin e tyre dhe të krijojnë vende të reja pune dhe të përmirësojnë kushtet e jetesës.