Diakonia Agapes është zyra sociale, zhvilluese dhe e emergjencës e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Duke shprehur dashurinë sakrifikuese të Perëndisë për të gjithë njerëzimin, pa dallim race ose besimi, Diakonia Agapes punon me njerëzit, veçanërisht të varfërit e të mënjanuarit e Republikës së Shqipërisë, për të zhvilluar shpresë, besueshmëri, vetë-iniciativë dhe zgjidhje të nevojave të tyre kritike nëpërmjet asistencës, edukimit dhe mbështetjes financiare.
Agro&Social Fund dhe Diakonia Agapes
Në muajin Nëntor 2019, ndërmjet Agro&Social Fund shpk (ASF) dhe Fondacionit “Fryma e Dashurisë” – Diakonia Agapes u lidh marrëveshja “PËR NXITJEN E SIPËRMARRJES NË RAJONIN E ELBASANIT NËPËRMJET KREDITIMIT”, qëllimi i të cilës është lehtësimi dhe ngritja e një sistemi, që mundëson banorët e Njësive Administrative Gjinar, Shushicë dhe Tregan – Bashkia Elbasan të kenë më shumë akses ndaj mikrokredisë për investime në turizëm, bujqësi, shërbime, etj. Qëllimi i përgjithshëm i programit është: Përmirësimi i gjendjes sociale dhe ekonomike të komuniteteve lokale në njësitë administrative Shushicë, Gjinar dhe Tregan, të Bashkisë Elbasan.
Rezultatet pritshme:
- Bashkëpunimi midis fermerëve dhe ofruesve të shërbimeve turistike për rritjen e të ardhurave të tyre përmes rritjes së aksesit në treg duke u bazuar në kërkesën e klientit;
- Fermerët dhe ofruesit e shërbimeve të turizmit ndërtojnë dhe mbajnë marrëdhënie sipas interesit reciprok në kuadrin e një tregu lokal funksional;
- Institucionet ofrojnë shërbime publike të duhura për aktorët lokale;
- Grate janë të fuqizuara nga pikëpamja ekonomike dhe shoqërore.