NJOFTIM PUNËSIMI – SPECIALIST I MENAXHIMIT TË PORTOFOLIT TË KREDIVE NË VONESË
“ASF” SHA ofron kredi për biznese apo veprimtari private të vogla e te mesem, për klientët e të gjitha shtresave social-ekonomike në zonat rurale dhe urbane ku ka hapur degë të saj. ASF synon që të sigurojë kredi të cilat përmirësojnë jetën e të varfërve, krijojnë mundësi punësimi dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë lokale.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:
• Është përgjegjës për zbatimin e të gjithë detyrimeve që rrjedhin nga Manuali i Departamentit të Menaxhimit të Riskut;
• Monitorimi dhe analizimi i kredive me probleme;
• Përgatit raporte periodike mbi portofolin e kredive me probleme;
• Të bëjë vlerësimin e kapacitetit pagues të klientit dhe riskut të financimit, bazuar në politikat e kreditimit të institucionit.
• Kontakton klientët debitorë për të diskutuar arsyet e mosshlyerjes dhe mundësitë e zgjidhjes;
• Ndjek në mënyrë të vazhdueshme portofolin e kredive për të identifikuar kreditë me vonesa në pagesë;
• Analizon arsyet e mosshlyerjes dhe vlerëson aftësinë paguese të klientit;
• Klasifikon kreditë sipas nivelit të rrezikut dhe përgatit raporte periodike për menaxhmentin;
• Kontakton klientët me vonesa në pagesa për të diskutuar mënyrat e zgjidhjes së detyrimit;
• Analizon tendencat në portofol për të identifikuar faktorët që çojnë në probleme pagese;
• Sugjeron masa parandaluese për uljen e rrezikut të mosshlyerjes në të ardhmen;
• Jep kontribut në hartimin e politikave të reja për menaxhimin e riskut kreditor;
• Siguron komunikim korrekt dhe profesional me debitorët për ruajtjen e marrëdhënies institucion–klient;
• Punon për ngritjen e tij/saj profesionale nëpërmjet njohjes me literaturat dhe eksperiencat bashkëkohore, shkëmbimit të eksperiencave me institucionet e tjera të ngjashme si dhe kualifikimeve të vazhdueshme.
• Ruan konfidencialitetin e gjithë informacioneve dhe dokumentacionit të departamentit.
KËRKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:
• Diplomë Universitare në Fakultetin e Ekonomisë ose fusha relevante;
• Të ketë mbi 3 vjet eksperience pune në këtë profil ;
• Të njohë shumë mirë ‘’Paketën Office’’;
Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë: Kopje të CV-së & Letër interesi
Data e mbylljes së aplikimeve është: 7 Nëntor 2025, ora 17:00.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Aplikimet është e preferueshme të dërgohen në adresën email: [email protected]
ose në: “ASF” SHA – Selia
Adresa: Rr. Nikolla Lena, Hyrja 1, Ap.25, Tiranë, Shqipëri.


