NJOFTIM PUNËSIMI – SPECIALIST MARKETINGU
Agro & Social Fund sh.p.k ofron kredi për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit në zonat rurale dhe gjysmë-urbane ku ka hapur degë të saj. Agro & Social Fund sh.p.k synon që të sigurojë kredi të cilat përmirësojnë jetën e të varfërve, krijojnë mundësi punësimi dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë lokale.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:
• Specialisti i Marketingut angazhohet në bashkëpunim me Drejtuesin e Departamentit, në hartimit, përpilimit, dhe zbatimit të strategjive të marketingut, për të tërhequr audiencën e synuar insititucionale.
• Propozon pranë Drejtuesit të Departamentit projekt-buxhete për implementimin e fushatave promocionale.
• Ndihmon në analizimin e të dhënave të marketingut (si.psh: rezultatet e fushatës, etj.) për të ndihmuar në formimin e strategjive të marketingut në të ardhmen.
• Propozon dhe ndjek strategjitë mbi rrjetet sociale në promovimin e kompanisë.
• Kryen studime të tregut për të gjetur përgjigje në lidhje me kërkesat, orientimet dhe trendet e kreditimit në mikrofinancë.
• Si dhe detyra tjera sipas kërkesës së drejtuesit.
KËRKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:
• Kandidatët duhet të kenë diplomë universitare, nivel Master, në fushën relevante.
• Minimum një (1) vit eksperiencë pune në fushën e marketingut dhe shitjes.
• Të ketë njohuri shumë të mira, të avancuara, të gjuhës Angleze.
• Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
• Aftësi të mira organizative dhe planifikuese.
• Aftësi shumë të mira komunikuese dhe menaxhuese të punës në grup.
• Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit.
Të gjithë kandidatet duhet të dergojnë dokumentet e mëposhtme ne adresën tonë të email-it: [email protected]
Data e aplikimit të fundit: 25 Mars 2021, ora 17:00
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.