Fushata ndërgjegjësuese “Huamarrje e Zgjuar”
Kreu | Kontakt | Vende të lira pune

Informacion mbi Përpunimin e
të Dhënave Personale

Shoqëria “ASF” SH.A. informon të gjithë aplikantët se të dhënat e tyre personale përpunohen në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe Udhëzimin Nr. 42, datë 22.07.2014, “Për Përpunimin e të Dhënave Personale të Kandidatëve për Punë”.

Të dhënat tuaja trajtohen me kujdes dhe konfidencialitet të plotë, duke respektuar parimet ligjore të përcaktuara në Ligjin Nr. 124/2024, si më poshtë:

Mblidhen vetëm të dhënat e nevojshme për procesin e rekrutimit.

Sigurohet saktësia dhe përditësimi i të dhënave kur është e nevojshme.

Përdoren vetëm për periudhën dhe qëllimet për të cilat janë mbledhur.

Mbrohen nga çdo akses, përdorim apo përpunim i paautorizuar.

Informacioni i mbledhur do të përdoret vetëm për vlerësimin e aplikimit tuaj për pozicionin specifik ose për pozicione të tjera të ngjashme brenda institucionit.
ASF ka vendosur masa të posaçme sigurie, administrative, fizike dhe teknike, për të garantuar integritetin dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale nga aksesi i paautorizuar, përpunimi apo shpërndarja e paligjshme, si dhe nga humbja, shkatërrimi apo dëmtimi i të dhënave.
Duke aplikuar, ju jepni pëlqimin tuaj të qartë, të informuar dhe të lirë për përpunimin e të dhënave tuaja personale në lidhje me këtë proces. Ju keni të drejtë të kërkoni korrigjimin, fshirjen ose kufizimin e përpunimit të të dhënave tuaja, nëse ato nuk janë më të nevojshme për qëllimin për të cilin janë mbledhur ose nëse ligji nuk kërkon ruajtjen e tyre.

Për çdo pyetje ose kërkesë në lidhje me të drejtat tuaja, mund të kontaktoni Oficerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në ASF:

Po ngarkohen vendet e lira të punës...