• Kreu
  • Kush Jemi
    • Misioni dhe Vlerat
    • Menaxhimi
      • Bordi Përfaqësues
      • Ekipi Menaxhues
    • Raportet Vjetore
    • Klientët
    • Pyetjet më të Shpeshta
  • Produktet
    • Llojet e Produkteve
      • Kredi Biznesi
        • Kredi Biznesi
        • Kredi Agro
        • Kredi Start Up
        • Kredia “Gruaja Rurale”
        • Kredi “Të rinjtë sipërmarrës”
      • Kredi Individuale
        • Kredi Konsumatore
        • Kredi Sociale
        • Kredia Jeshile
    • Llogarit Këstin
    • Apliko Tani
  • Performanca Sociale
    • Projekte
    • Fushata Borrow Wisely
    • Code of Good Conduct
  • Lajme & Aktivitete
  • Kontakt
    • Zyrat Tona
    • Pozicione Vakante
    • Sugjerime dhe Ankesa
  • English
✕
8 Janar 2025

Agro & Social Fund sh.p.k ofron kredi për biznese apo veprimtari private të vogla e te mesem, për klientët e të gjitha shtresave social-ekonomike në zonat rurale dhe urbane ku ka hapur degë të saj. Agro & Social Fund sh.p.k synon që të sigurojë kredi të cilat përmirësojnë jetën e të varfërve, krijojnë mundësi punësimi dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë lokale.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:

  • Është përgjegjës për zbatimin e të gjithë detyrimeve që rrjedhin nga Manuali i Departamentit të Financës.
  • Parapërgatit hartimin e raporteve financiare mujore, në të cilin përfshihen: validimi, kontrolli i kontabilizimit të faturave, transferimi i tyre në librin e përgjithshëm të llogarive si dhe rivlerësimi mujor i monedhave euro e dollar, përllogaritjet e maturiteteve për të gjitha zërat e bilancit.
  • Përllogarit dhe bën rakordimin mujor të interesave të huave të ndryshme marrë nga kreditorë të huaj dhe vendas.
  • Ndjekja e maturiteteve e pagesave të borxheve, interesa edhe keste.
  • Rakordon dhe kontrollon llogaritë e arkëtueshme dhe të pagueshme, për të siguruar saktësinë e rregjistrimeve.
  • Përgatitja dhe shpërndarja mujore e të gjithe aseteve fikse sipas kategorive,qendrave të kostos dhe zyrave të “Agro&Social Fund” shpk. Nxjerrjen jashtë përdorimit të ketyre aseteve ose edhe levizjen e tyre sipas destinacionit të ri.
  • Përgatitja e shënimeve në pasqyrat financiare në lidhje me asetet fikse.
  • Përgjegjese për përllogaritjen e interesa depozitash.
  • Rakordon rregjistrimet në lidhje me shpenzimet përmbarimore për klientët.
  • Bën përgatitjen e çeqeve për kthimin e pagesave tepër të kryera nga klientët kredimarrës.
  • Verifikon dhe monitoron alokimin e saktë të të ardhurave nga vërtetimet e klientëve kredimarrës sipas degëve përkatëse.
  • Përgatit dhe dorëzon dokumentacionin e nevojshëm për rimbursimin e lejeve të lindjes dhe raporteve mjekësore në autoritetet lokale, duke siguruar që të gjitha kërkesat ligjore të plotësohen.
  • Kryen me përgjegjësi arshivimin elektronik të informacionit financiar që menaxhon dhe raportimeve periodike.
  • Kontribuon në mbarëvajtjen e punës brenda Departamentit të Financës, duke bashkëpunuar në skuadër për zgjidhjen e problemeve të ndryshme;
  • Siguron mbështetje dhe asistencë gjatë procesit të auditimit të jashtëm, buxhetimit dhe raportimeve periodike duke ofruar informacionet dhe dokumentacionin e nevojshëm.
  • Punon për ngritjen e tij/saj profesionale nëpërmjet njohjes me literaturat dhe eksperiencat bashkëkohore, shkëmbimit të eksperiencave me institucionet e tjera të ngjashme si dhe kualifikimeve të vazhdueshme.
  • Ruan konfidencialitetin e gjithë informacioneve dhe dokumentacionit të departamentit.
  • Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Departamentit të Financës.

 

KËRKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:

  • Diplomë Universitare në Fakultetin e Ekonomisë për Financë-Kontabilitet;
  • Të ketë mbi 3 vjet eksperience pune si Specialiste Finance;
  • Të njohë shumë mirë ‘’Paketën Office’’;
  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e programeve të kontabilitetit;
  • Njohuri shumë të mira në fushën e kontabilitetit, standarteve ndërkombëtare kontabël;
  • Aftësi shumë të mira organizuese, në mirëmenaxhimin e kohës, të jetë e saktë në hedhjet që kryen dhe të raportoje në kohë mbi detyrat e ngarkuara;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

 

*Shënim: PREFEROHEN APLIKANTË QË KANË EKSPERIENCË DHE NJOHIN SEKTORIN MIKROFINANCIAR

Aplikantët e  interesuar duhet të dorëzojnë: Kopje të CV-së & Letër interesi

Data e mbylljes së aplikimeve është: 24 Janar 2025 ora 17:00.

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Aplikimet është e preferueshme të dërgohen në adresën email: [email protected]

ose në

Agro & Social Fund sh.p.k – Tiranë

Adresa: Rr. Nikolla Lena,

Hyrja 1, Ap.25, Tiranë, Shqipëri.

Share

Agro & Social Fund është Institucion
Financiar i Mikrokredisë që ka si qëllim
financimin e zhvillimit nëpërmjet kreditimit.

Të ndryshme

  • Kush jemi
  • Misioni dhe Vlerat
  • Produktet
  • Zyrat Tona
  • Politikat e Privatësisë

Kontakt

Telefon: +355 46 31 57 43
Email: [email protected]

Copyright www.asf.al All Rights Reserved
  • No translations available for this page