Agro & Social Fund sh.p.k ofron kredi për biznese apo veprimtari private të vogla e te mesem, për klientët e të gjitha shtresave social-ekonomike në zonat rurale dhe urbane ku ka hapur degë të saj. Agro & Social Fund sh.p.k synon që të sigurojë kredi të cilat përmirësojnë jetën e të varfërve, krijojnë mundësi punësimi dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë lokale.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:
- Është përgjegjës për zbatimin e të gjithë detyrimeve që rrjedhin nga Manuali i Departamentit të Financës.
- Parapërgatit hartimin e raporteve financiare mujore, në të cilin përfshihen: validimi, kontrolli i kontabilizimit të faturave, transferimi i tyre në librin e përgjithshëm të llogarive si dhe rivlerësimi mujor i monedhave euro e dollar, përllogaritjet e maturiteteve për të gjitha zërat e bilancit.
- Përllogarit dhe bën rakordimin mujor të interesave të huave të ndryshme marrë nga kreditorë të huaj dhe vendas.
- Ndjekja e maturiteteve e pagesave të borxheve, interesa edhe keste.
- Rakordon dhe kontrollon llogaritë e arkëtueshme dhe të pagueshme, për të siguruar saktësinë e rregjistrimeve.
- Përgatitja dhe shpërndarja mujore e të gjithe aseteve fikse sipas kategorive,qendrave të kostos dhe zyrave të “Agro&Social Fund” shpk. Nxjerrjen jashtë përdorimit të ketyre aseteve ose edhe levizjen e tyre sipas destinacionit të ri.
- Përgatitja e shënimeve në pasqyrat financiare në lidhje me asetet fikse.
- Përgjegjese për përllogaritjen e interesa depozitash.
- Rakordon rregjistrimet në lidhje me shpenzimet përmbarimore për klientët.
- Bën përgatitjen e çeqeve për kthimin e pagesave tepër të kryera nga klientët kredimarrës.
- Verifikon dhe monitoron alokimin e saktë të të ardhurave nga vërtetimet e klientëve kredimarrës sipas degëve përkatëse.
- Përgatit dhe dorëzon dokumentacionin e nevojshëm për rimbursimin e lejeve të lindjes dhe raporteve mjekësore në autoritetet lokale, duke siguruar që të gjitha kërkesat ligjore të plotësohen.
- Kryen me përgjegjësi arshivimin elektronik të informacionit financiar që menaxhon dhe raportimeve periodike.
- Kontribuon në mbarëvajtjen e punës brenda Departamentit të Financës, duke bashkëpunuar në skuadër për zgjidhjen e problemeve të ndryshme;
- Siguron mbështetje dhe asistencë gjatë procesit të auditimit të jashtëm, buxhetimit dhe raportimeve periodike duke ofruar informacionet dhe dokumentacionin e nevojshëm.
- Punon për ngritjen e tij/saj profesionale nëpërmjet njohjes me literaturat dhe eksperiencat bashkëkohore, shkëmbimit të eksperiencave me institucionet e tjera të ngjashme si dhe kualifikimeve të vazhdueshme.
- Ruan konfidencialitetin e gjithë informacioneve dhe dokumentacionit të departamentit.
- Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Departamentit të Financës.
KËRKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:
- Diplomë Universitare në Fakultetin e Ekonomisë për Financë-Kontabilitet;
- Të ketë mbi 3 vjet eksperience pune si Specialiste Finance;
- Të njohë shumë mirë ‘’Paketën Office’’;
- Aftësi shumë të mira në përdorimin e programeve të kontabilitetit;
- Njohuri shumë të mira në fushën e kontabilitetit, standarteve ndërkombëtare kontabël;
- Aftësi shumë të mira organizuese, në mirëmenaxhimin e kohës, të jetë e saktë në hedhjet që kryen dhe të raportoje në kohë mbi detyrat e ngarkuara;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
*Shënim: PREFEROHEN APLIKANTË QË KANË EKSPERIENCË DHE NJOHIN SEKTORIN MIKROFINANCIAR
Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë: Kopje të CV-së & Letër interesi
Data e mbylljes së aplikimeve është: 12 Shtator 2024 ora 17:00.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Aplikimet është e preferueshme të dërgohen në adresën email: [email protected]
ose në
Agro & Social Fund sh.p.k – Tiranë
Adresa: Rr. Nikolla Lena,
Hyrja 1, Ap.25, Tiranë, Shqipëri.