NJOFTIM PUNËSIMI – OFICER KREDIE, DEGA TIRANË
Agro & Social Fund sh.p.k ofron kredi për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit në zonat rurale dhe gjysmë-urbane ku ka hapur degë të saj. Agro & Social Fund sh.p.k synon që të sigurojë kredi të cilat përmirësojnë jetën e të varfërve, krijojnë mundësi punësimi dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë lokale.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:
• Të zhvillojë portofolin e klientëve nëpërmjet aktivitetit të kredidhënies
• Të prezantojë produktet e kompanisë duke bërë marketing të drejtpërdrejtë në terren
• Të shqyrtojë nevojat dhe kërkesat për financime të klientëve duke ofruar zgjidhje në përputhje me kushtet e kompanisë
• Të sigurojë të gjithë informacionin mbi situatën financiare të klientit, duke garantuar integritetin e të dhënave mbi klientët
• Të bëjë vlerësimin e kapacitetit pagues të klientit dhe riskut të financimit, bazuar në politikat e kreditimit të institucionit
• Të ndërtojë marrëdhënie besueshmërie dhe afatgjata me klientët dhe komunitetet
• Të monitorojë rregullisht klientët pas marrjes së kredisë duke i vizituar drejtpërdrejtë në biznes/familje
• Të sigurojë një cilësi të lartë të menaxhimit të rasteve në vonesë.
KËRKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:
• Të ketë të paktën një vit eksperiencë pune në këtë profil ose në punë të ngjashme
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese
• Të jetë i orientuar ndaj arritjes së objektivave
• Të jetë person i vetëmotivuar, dinamik dhe që i pëlqen të punojë në terren
• Të ketë aftësi negociuese
• Të jetë i aftë të ndërtojë marrëdhënie të besueshme me njerëzit
• Të ketë një kuptim të mirë të shërbimit ndaj klientit
• Të jetë i aftë të bëjë analizë financiare për aktivitete të ndryshme biznesi
• Të dijë të përdorë mirë kompjuterin
• Të ketë aftësi të mira në organizimin dhe vetëmenaxhinim e punës
• Licensa e drejtimit të automjetit është e domosdoshme
Të gjithë kandidatet duhet të dergojnë dokumentet e mëposhtme ne adresën tonë të email-it: [email protected]
Data e aplikimit të fundit: 5 Shkurt 2021 ora 17:00
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.