NJOFTIM PUNËSIMI – OFICER KREDIE, DEGA TIRANË
Agro & Social Fund mbeshtet zhvillimin e qendrueshem, perfshirjen financiare dhe kohezionin social, nepermjet asistences se pergjegjshme financiare, kryesisht te ndermarrjeve mikro e te vogla dhe individeve, me qellim lehtesimin e permiresimin e jeteses, zgjerimin e oportuniteteve per sipermarrje e punesim ne komunitete si gra, te rinj, apo grupe te ndryshme vulnerabel, me fokus zonat rurale e semi-urbane.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:
• Të zhvillojë portofolin e klientëve nëpërmjet aktivitetit të kredidhënies.
• Të prezantojë produktet e kompanisë duke bërë marketing të drejtpërdrejtë në terren.
• Të shqyrtojë nevojat dhe kërkesat për financime të klientëve duke ofruar zgjidhje në përputhje me kushtet e kompanisë.
• Të sigurojë të gjithë informacionin mbi situatën financiare të klientit, duke garantuar integritetin e të dhënave mbi klientët.
• Të bëjë vlerësimin e kapacitetit pagues të klientit dhe riskut të financimit, bazuar në politikat e kreditimit të institucionit.
• Të ndërtojë marrëdhënie besueshmërie dhe afatgjata me klientët dhe komunitetet.
• Të monitorojë rregullisht klientët pas marrjes së kredisë duke i vizituar drejtpërdrejtë në biznes/familje.
• Të sigurojë një cilësi të lartë të menaxhimit të rasteve në vonesë.
KËRKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:
• Të ketë të paktën një vit eksperiencë pune në këtë profil ose në punë të ngjashme.
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
• Të jetë i orientuar ndaj arritjes së objektivave.
• Të jetë person i vetëmotivuar, dinamik dhe që i pëlqen të punojë në terren.
• Të ketë aftësi negociuese.
• Të jetë i aftë të ndërtojë marrëdhënie të besueshme me njerëzit.
• Të ketë një kuptim të mirë të shërbimit ndaj klientit.
• Të jetë i aftë të bëjë analizë financiare për aktivitete të ndryshme biznesi.
• Të dijë të përdorë mirë kompjuterin.
• Të ketë aftësi të mira në organizimin dhe vetëmenaxhinim e punës.
• Licensa e drejtimit të automjetit është e domosdoshme.
Të gjithë kandidatet duhet të dergojnë dokumentet e mëposhtme ne adresën tonë të email-it: [email protected]
Data e aplikimit të fundit: 7 Mars 2025 ora 17:00.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.