• Kreu
  • Kush Jemi
    • Misioni dhe Vlerat
    • Menaxhimi
      • Bordi Përfaqësues
      • Ekipi Menaxhues
    • Raportet Vjetore
    • Klientët
    • Pyetjet më të Shpeshta
  • Produktet
    • Llojet e Produkteve
      • Kredi Biznesi
        • Kredi Biznesi
        • Kredi Agro
        • Kredi Start Up
        • Kredia “Gruaja Rurale”
        • Kredi “Të rinjtë sipërmarrës”
      • Kredi Individuale
        • Kredi Konsumatore
        • Kredi Sociale
        • Kredia Jeshile
    • Llogarit Këstin
    • Apliko Tani
  • Performanca Sociale
    • Projekte
    • Fushata Borrow Wisely
    • Code of Good Conduct
  • Lajme & Aktivitete
  • Kontakt
    • Zyrat Tona
    • Pozicione Vakante
    • Sugjerime dhe Ankesa
  • English
✕
21 Nëntor 2024

NJOFTIM PUNËSIMI – OFICER KREDIE, DEGA TIRANË 

 

Agro & Social Fund sh.p.k ofron kredi për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit në zonat rurale dhe gjysmë-urbane ku ka hapur degë të saj. Agro & Social Fund sh.p.k synon që të sigurojë kredi të cilat përmirësojnë jetën e të varfërve, krijojnë mundësi punësimi dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë lokale.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:

• Të zhvillojë portofolin e klientëve nëpërmjet aktivitetit të kredidhënies
• Të prezantojë produktet e kompanisë duke bërë marketing të drejtpërdrejtë në terren
• Të shqyrtojë nevojat dhe kërkesat për financime të klientëve duke ofruar zgjidhje në përputhje me kushtet e kompanisë
• Të sigurojë të gjithë informacionin mbi situatën financiare të klientit, duke garantuar integritetin e të dhënave mbi klientët
• Të bëjë vlerësimin e kapacitetit pagues të klientit dhe riskut të financimit, bazuar në politikat e kreditimit të institucionit
• Të ndërtojë marrëdhënie besueshmërie dhe afatgjata me klientët dhe komunitetet
• Të monitorojë rregullisht klientët pas marrjes së kredisë duke i vizituar drejtpërdrejtë në biznes/familje
• Të sigurojë një cilësi të lartë të menaxhimit të rasteve në vonesë.

KËRKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:

• Të ketë të paktën një vit eksperiencë pune në këtë profil ose në punë të ngjashme
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese
• Të jetë i orientuar ndaj arritjes së objektivave
• Të jetë person i vetëmotivuar, dinamik dhe që i pëlqen të punojë në terren
• Të ketë aftësi negociuese
• Të jetë i aftë të ndërtojë marrëdhënie të besueshme me njerëzit
• Të ketë një kuptim të mirë të shërbimit ndaj klientit
• Të jetë i aftë të bëjë analizë financiare për aktivitete të ndryshme biznesi
• Të dijë të përdorë mirë kompjuterin
• Të ketë aftësi të mira në organizimin dhe vetëmenaxhinim e punës
• Licensa e drejtimit të automjetit është e domosdoshme

 

Të gjithë kandidatet duhet të dergojnë dokumentet e mëposhtme ne adresën tonë të email-it: [email protected]

  • Letër motivimi
  • Curriculum Vitae

Data e aplikimit të fundit: 6 Dhjetor ora 17:00

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

 

Share

Agro & Social Fund është Institucion
Financiar i Mikrokredisë që ka si qëllim
financimin e zhvillimit nëpërmjet kreditimit.

Të ndryshme

  • Kush jemi
  • Misioni dhe Vlerat
  • Produktet
  • Zyrat Tona
  • Politikat e Privatësisë

Kontakt

Telefon: +355 46 31 57 43
Email: [email protected]

Copyright www.asf.al All Rights Reserved
  • No translations available for this page