NJOFTIM PUNËSIMI – OFICER KREDIE, DEGA LEZHË
“ASF” SHA është në kërkim të një kolegu të ri!
ASF bën thirrje për rekrutim stafi në pozicionine e punës: “Oficer Kredie”, i cili do t’i bashkohet stafit të Degës Rajonale Lezhë.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:
Të zhvillojë portofolin e klientëve nëpërmjet aktivitetit të kredidhënies.
• Të prezantojë produktet e kompanisë duke bërë marketing të drejtpërdrejtë në terren.
• Të shqyrtojë nevojat dhe kërkesat për financime të klientëve duke ofruar zgjidhje në përputhje me kushtet e kompanisë.
• Të sigurojë të gjithë informacionin mbi situatën financiare të klientit, duke garantuar integritetin e të dhënave mbi klientët.
• Të bëjë vlerësimin e kapacitetit pagues të klientit dhe riskut të financimit, bazuar në politikat e kreditimit të institucionit.
• Të ndërtojë marrëdhënie besueshmërie dhe afatgjata me klientët dhe komunitetet.
• Të monitorojë rregullisht klientët pas marrjes së kredisë duke i vizituar drejtpërdrejtë në biznes/familje.
• Të sigurojë një cilësi të lartë të menaxhimit të rasteve në vonesë.
KËRKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:
• Kandidatët duhet të kenë diplomë universitarere në fushën relevante.
• Të ketë të paktën një vit eksperiencë pune në këtë profil ose në punë të ngjashme.
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
• Të jetë i orientuar ndaj arritjes së objektivave.
• Të jetë person i vetëmotivuar, dinamik dhe që i pëlqen të punojë në terren.
• Të jetë i aftë të ndërtojë marrëdhënie të besueshme me njerëzit.
• Licensa e drejtimit të automjetit është e domosdoshme.
Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë: Kopje të CV-së & Letër interesi
Data e mbylljes së aplikimeve është: 19 Shtator 2025, ora 17:00
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Aplikimet është e preferueshme të dërgohen në adresën email: [email protected]
ose në: “ASF” SHA – Selia
Adresa: Rr. Nikolla Lena, Hyrja 1, Ap.25, Tiranë, Shqipëri.