NJOFTIM PUNËSIMI – JURIST
Agro & Social Fund sh.p.k është në kërkim të një kolegu të ri!
Agro & Social Fund bën thirrje për rekrutimin e një Juristi, i cili do t’i bashkohet stafit të Zyrave Qëndrore.
Përgjegjësitë kryesore të vendit vakant:
• Zbaton me korrektësi proçedurat, rregullat dhe manualet mbi të cilat mbështetet aktiviteti i Agro & Social Fund sh.p.k.
• Azhornon me legjislacionin shqiptar manualet dhe rregulloret që rregullojnë gjithë veprimtarinë e e shoqërisë
• Harton Kontrata dhe përpilon modelin e praktikave për proceset gjyqsore si edhe zyrat e përmbarimit
• Përfaqëson Agro & Social Fund, si edhe dëget e saj, në të gjitha mosmarrëveshjet civile pranë gjykatave të të tre shkallëve apo dhe organeve të tjera të ngarkuara për zgjidhjen e tyre.
• Bën vlerësimin juridik, shqyrton e përgatit përgjigjet ose jep sqarimet e nevojshme për kërkesa, ankesa apo probleme që mund të lindin gjatë ushtirmit të aktivitetit, etj.
• Duhet të ketë patentë makine.
• Personi duhet të jetë i gatshëm të udhëtojë.
Kërkesat e punës dhe kualifikime:
• Kandidatët duhet të kenë diplomë universitare, nivel Master, në fushën relevante.
• Minimum tre (3) vite eksperiencë pune në fushën Juridike prane insitucioneve mikrofinanciare.
• Të ketë njohuri shumë të mira, të avancuara, të gjuhës Angleze.
• Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
• Aftësi të mira organizative dhe planifikuese.
Të gjithë kandidatet duhet të dergojnë dokumentet e mëposhtme ne adresën tonë të email-it: [email protected]
Data e aplikimit të fundit : 17 Maj 2024
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.