NJOFTIM PUNËSIMI – DREJTOR DEGE, ELBASAN
Agro & Social Fund sh.p.k është në kërkim të një kolegu të ri!
Agro & Social Fund bën thirrje për rekrutimin e një drejtuesi dege, i cili do t’i bashkohet stafit të Degës Elbasan.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:
• Të zhvillojë dhe të rrisë degën në mënyrë të qëndrueshme dhe cilësore duke ofruar shërbime finaciare për klientelën e synuar të kompanisë.
• Të drejtojë dhe monitorojë mbi baza ditore planet e punës së degës dhe arritjet e tyre.
• Të ndërveprojë ngushtë me zyrën qëndrore dhe degën në mënyrë që të kuptohen nevojat për arritjen e objektivave.
• Përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të degës përfshirë; aktivitetet e kredidhënies, organizimin dhe administrimin e mjeteve të punës.
• Të sigurojë që dega operon sipas politikave dhe procedurave të miratuara nga kompania.
• Të ndërtojë marrëdhënie besueshmërie dhe afatgjata me klientët aktual, klientët potencial dhe komunitetet ku vepron Agro &Social Fund.
• Të menaxhojë, motivojë dhe zhvillojë punonjësit e degës me qëllim që të arrihen treguesit e performancës.
KERKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:
• Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik ose fusha relvante.
• Të ketë të pakën 3 vjet përvojë pune profesionale në fushën e kredidhënies, shitjeve ose menaxhimit.
• Aftësi shumë të mira ndërvepruese, të komunikimit dhe të trajnimit të punonjësve.
• Aftësi shumë të mira menaxhuese dhe negociuese.
• Aftësi të forta analizuese, organizative dhe raportuese.
• Njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike.
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
• Licensa e drejtimit të automjetit është e domosdoshme.
Të gjithë kandidatet duhet të dergojnë dokumentet e mëposhtme ne adresën tonë të email-it: [email protected]
- Letër motivimi
- Curriculum Vitae
Data e aplikimit të fundit: 8 Gusht 2025 ora 17:00
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.