NJOFTIM PUNËSIMI – ASISTENTE, DEGA DURRËS
Agro & Social Fund sh.p.k ofron kredi për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit në zonat rurale dhe gjysmë-urbane ku ka hapur degë të saj. Agro & Social Fund sh.p.k synon që të sigurojë kredi të cilat përmirësojnë jetën e të varfërve, krijojnë mundësi punësimi dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë lokale.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:
• Të komunikojë dhe të informojë klientët/klientët potencial rreth produkteve dhe shërbimeve të kompanisë si dhe të mbajë saktë të gjithë informacionin e nevojshëm prej tyre.
• Të jetë person kontakti për zyrën.
• Të koordinojë dhe të sigurojë që realizohen në kohë të gjitha aktivitetet dhe dokumentacioni përkatës për klientët që janë pjesë e projekteve të veçanta.
• Të realizojë pyetësore të ndryshëm me klientët dhe të hedh të dhënat e tyre në programet përkatëse.
• Të përshkruajë histori të shkurtra klientësh.
• Të ndihmojë gjatë procesit të kredidhënies; në aplikim, procesim të të dhënave të klientit në sistemin e kredisë të ASF dhe në disbursim.
• Të ndihmojë në mirëmbajtjen e dosjeve të klientëve dhe në inventarizimin e dokumentacionit fizik dhe elektronik.
• Të ndihmojë Drejtuesin e Deges dhe të regjistroje të dhena për” Sistemin e mbylljes ditore”
• Të përgatisë saktë dhe në kohë raporte sipas kërkesës Drejtorit të Degës.
KERKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:
• Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik ose fusha relvante
• Të ketë të pakën 1 vi përvojë pune profesionale në fushën e kredidhënies, shitjeve ose menaxhimit
• Të jetë e aftë të ofrojë një cilësi të lartë të shërbimit ndaj klientit
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, në të shkruar dhe në të folur
• Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të mbështesë të tjerët
• Të jetë e organizuar dhe korrekte
• Të pergatisë sakte dhe në kohë raporte sipas kërkesës
• Njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike
Të gjithë kandidatet duhet të dergojnë dokumentet e mëposhtme ne adresën tonë të email-it: [email protected]
Data e aplikimit të fundit: 31 Korrik 2021 ora 17:00
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.