“NXITJA E SIPËRMARRJES NË RAJONIN E TROPOJËS NËPËRMJET KREDITIMIT”
U përmbyll me sukses viti i parë i bashkëpunimit të Agro & Social Fund sh.p.k me Dorcas Aid International Albania dhe Shoqatën e Integrimit Tropojë.
Ky bashkëpunim arriti të përmbushë synimin e tij mbi lehtësimin e aksesit të banorëve të zonës së Tropojës ndaj mikrokredisë, me qëllim investimin në turizëm, bujqësi, blegtori, tregti, shërbime, etj. Nëpërmjet këtij projekti u arrit të impaktohen rreth 20 familje, të cilave ju kredituan nevojat e tyre për fonde duke përmbushur kështu qëllimet e tyre për investime. Agro & Social Fund, në kuadër të përmbushjes së misionit, si dhe në vijim të rrugëtimit të saj, do të vazhdojë të jetë pjesë e projekteve të tilla që syojnë nxitjen e sipërmarrjes dhe zhvillimin rajonal.