NËNSHKRIMI I MARRËVESHJES MIDIS AGRO & SOCIAL FUND DHE
RURAL CREDIT GUARANTEE FOUNDATION ALBANIA
Duke i hapur rrugën një bashkëpunimi të rëndësishëm me qëllimin e përbashkët lehtesimin e procesit të kredidhënies, rritjen e përfshirjes në financim dhe lehtësive për bizneset mikro e vogla, për stimulim të fermerëve dhe ekonomive shumë të vogla bujqësore, Agro & Social Fund sh.p.k (ASF) dhe Rural Credit Guarantee Foundation-Albania (RCGF) nënshkruan Marrëveshjen për garantimin e Marrëveshjeve të Huasë së Agro & Social Fund me Bankat e nivelit të dytë.
Garancia prej 1,000,000 Euro, mundëson një instrument mbështetës shtesë në perpjekjet për të rritur financimin e sipermarrjeve.