Pyetja e dytë që duhet t’i bëni vetes për të marrë kredi në mënyrë të zgjuar është:
“A jam në dijeni sa do të paguaj?”
Përgjigje:
– Krahaso ofertat e ndryshme që të bësh zgjedhjen e duhur;
– Ki parasysh, një normë e ulët interesi nuk do të thotë një kredi më e lirë;
– Sigurohu të përfshish të gjitha shpenzimet dhe detyrimet kur llogarit këstin mujor, jo vetëm interesin e këstit;
– Kujdes nga kredidhënësit agresivë – ofertat “e mira”, jo gjithmonë janë më të mirat;
– Analizo me kujdes afatin e kredisë – pagesa të ulëta për një periudhë të gjatë kohe, mund të mos rezultojnë vërtetë të lira;