Sektori Europian i Mikrofinancës u mblodh në datat 14-15 Tetor, në konferencën e 18-të të European Microfinance Network (EMN), në të cilën ASF u përfaqësua nga Drejtuesja Ekzekutive, Znj. Rozana Orozi. Konferenca në fjale u mbyll me Ceremoninë e dhënies së certifikatave për Kodin e Sjelljes së Mirë, me prezencën e Ann Branch, kryetare e Steering Grup të vlerësimit të Kodit – (Head of Unit for Job Creation in the EC’s DG EMPL).
Falë këtij certifikimi, që promovon standartet e larta në mikrofinancë, ASF ka adaptuar praktika të përgjegjshme dhe etike me një orientim të qartë përkundrejt zhvillimit të qëndrueshëm.