• Kreu
  • Kush Jemi
    • Misioni dhe Vlerat
    • Menaxhimi
      • Bordi Përfaqësues
      • Ekipi Menaxhues
    • Raportet Vjetore
    • Klientët
    • Pyetjet më të Shpeshta
  • Produktet
    • Llojet e Produkteve
      • Kredi Biznesi
        • Kredi Biznesi
        • Kredi Agro
        • Kredi Start Up
        • Kredia “Gruaja Rurale”
        • Kredi “Të rinjtë sipërmarrës”
      • Kredi Individuale
        • Kredi Konsumatore
        • Kredi Sociale
        • Kredia Jeshile
    • Llogarit Këstin
    • Apliko Tani
  • Performanca Sociale
    • Projekte
    • Fushata Borrow Wisely
    • Code of Good Conduct
  • Lajme & Aktivitete
  • Kontakt
    • Zyrat Tona
    • Pozicione Vakante
    • Sugjerime dhe Ankesa
  • English
✕
15 Tetor 2019

AGRO & SOCIAL FUND MORI PJESË NË EVENTIN

“DITA EUROAPIANE E MIKROFINANCËS 2019”

 

Në datën 15 Tetor 2019, Agro & Social Fund mori pjesë në eventin “Dita Europiane e Mikrofinancës 2019”, të organizuar nga Shoqata Mikrofinanca Shqiptare (AMA) nën kujdesin e Rrjetit Europian të Mikrofinancës dhe Qëndres së Mikrofinancës (MFC). Ky event pati për qëllim prezantimin e arritjeve të industrisë së mikrofinancës në nivel kombëtar dhe europian, me objektiv rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me impaktin social dhe ekonomik të mikrofinancës në përfshirjen financiare të masave, reduktimin e varfërisë dhe krijimin e vendeve të punës.

 


 

Eventin e hapi me fjalën e tij përshëndetëse Presidenti i Rradhës i AMA dhe njëkohësisht Drejtor i Përgjithshëm i FedInvest, z. Perlat Sulaj, i cili u ndal në arritjet e mikrofinancës ndër vite, historitë e suksesit, por edhe sfidat që ka kaluar kjo industri në 27 vitet e ekzistencës së saj. Më pas, fjalën e mori znj. Brunilda Isaj, Sekretare e Përgjithshme e AMA, e cila bëri një ilustrim në shifra të industrisë, duke cituar vëllimet e kreditimit, pozicionimin në treg, impaktin ekonomik dhe cilësinë e kredidhënies të institucioneve financiare jo-banka, anëtare të AMA, dhe duke ftuar edhe institucionet e tjera t’I bashkohën shoqatës me misionin e krijimit të një zëri në realitetin financiar shqiptar. Në lidhje me zhvillimet europiane në industrinë e mikrofinancës, oportunitetet dhe sfidat përkatëse, foli z. Nicola Benaglio, studiues i shkencave ekonomike pranë Rrjetit Europian të Mikrofinancës, me qendër në Bruksel, Belgjikë.

Eventin e përshëndeti z. Deniz Dëralla, Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, I cili foli në lidhje me strategjinë dhe masat që ka marrë Banka e Shqipërisë në lidhje me edukimin financiar të masave, dhe rolin që mikrofinanca luan në këtë aspekt. Ai tërhoqi vëmendjen në drejtim të kreditimit të kujdesshëm, transparencës me klientët dhe përqasjen e saktë me kuadrin ligjor dhe rregullator për të siguruar vijimësi të aktivitetit me një hop cilësor dhe me vlerë për tregun.

Së fundmi, një fjalë përshëndetëse mbajti edhe z. Alessandro Bragonzi, përfaqësues i Bankës Europiane të Investimeve dhe Fondit Europian të Investimeve, i cili pasi foli për EIB Group dhe veprimtarinë e tij, u shpreh se sinergjitë për të mbeshtetur tregun financiar në Shqipëri nuk mungojnë, dhe se Grupi EIB e konsideron rajonin si një potencial për prezantimin e skemave dhe instrumentave financiare në mbështetje të ekonomisë.

 

Share

Agro & Social Fund është Institucion
Financiar i Mikrokredisë që ka si qëllim
financimin e zhvillimit nëpërmjet kreditimit.

Të ndryshme

  • Kush jemi
  • Misioni dhe Vlerat
  • Produktet
  • Zyrat Tona
  • Politikat e Privatësisë

Kontakt

Telefon: +355 46 31 57 43
Email: [email protected]

Copyright www.asf.al All Rights Reserved