Klientet Tanë
Do të doja të falenderoja Agro & Social Fund për menyrën e shpejtë dhe të leht për financimin që i ofron bizneseve që ne fillesat e tyre. Nëpërmjet asistencës së Agro & Social Fund unë kam arritur të rris të ardhurat e familjes time dhe kam punësuar dy pjestarë të tjerë të familjes.
Donika
Nëse dikush ka pasion për punën dhe gjen financimin e duhur, sikundër Agro & Social Fund ofron padiskutim që do të kesh një klientelë të lartë dhe të kënaqur. Pas amortizimit të kësaj kredie besoj se do të përdor sërisht këtë formë financimi, duke marrë një kredi të re për të blerë makineri të reja.
Armenida
Klodiani ka sot galerinë e tij në qytetin e Lezhës dhe është shumë I kënaqur nga mundësia që ju dha për të filluar të përmbushi ëndrrën e tij.
Klodian
“Ndihesh mirë kur e di që ke një vënd ku mund të shkosh kur ke nevojë për ndihmë ekonomike, në këto kohë të vështira, edhe mbi të gjitha që të të trajtojnë me respekt pamvarësisht rrobave që ke veshur!”
Fetah
“Jeta nuk ka qënë shumë bujare me mua, por falë Agro & Social Fund, kam arritur të përmirësoj kushtet e jetesës të familjes sime”
Hatixhe
“Falë Agro & Social Fund, unë arrita të shkolloj fëmijët e mi dhe të shfrytëzoj mundësitë që më janë ofruar per t’u fuqizuar ekonomikisht“
Edlira