
Informacion mbi Përpunimin e të Dhënave Personale
“ASF” SHA informon të gjithë aplikantët se të dhënat e tyre personale përpunohen në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr. 42, datë 22.07.2014, “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.
Të dhënat tuaja trajtohen me kujdes dhe konfidencialitet të plotë, duke respektuar parimet ligjore sipas Ligjit Nr. 124/2024, si më poshtë:
- Mbledhja vetëm e informacionit të domosdoshëm për procesin e rekrutimit.
- Ruajtja e saktësisë dhe përditësimi i të dhënave kur është e nevojshme.
- Përdorimi i tyre vetëm për kohën dhe qëllimet për të cilat janë mbledhur.
- Mbrojtja e të dhënave nga çdo akses apo përdorim i paautorizuar.
Informacioni i mbledhur do të përdoret vetëm për vlerësimin e aplikimit tuaj për pozicionin konkret ose për vende të tjera të ngjashme brenda Institucionit.
ASF ka vendosur masa të posaçme sigurie, si administrative, fizike dhe teknike, për të garantuar integritetin dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale nga aksesi i paautorizuar, përpunimi ose shpërndarja e paligjshme, si dhe humbja/shkatërrimi ose dëmtimi i të dhënave tuaja personale.
Duke aplikuar, ju jepni pëlqimin tuaj të qartë, të informaur dhe të lirë mbi përpunimin e të dhënave personale lidhur mbi këtë proces. Ju keni të drejtë të kërkoni korrigjimin, fshirjen apo kufizimin e përpunimit të tyre, nëse të dhënat nuk janë më të nevojshmelidur me qëllimin për të cilin janë mbledhur ose kur ligji nuk kërkon ruajtjen e tyre.
Për çdo pyetje ose kërkesë në lidhje me të drejtat tuaja, mund të kontaktoni Nënpunësin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale të ASF – email: [email protected] / [email protected]








