Informacione mbi Kredinë
1Çfarë është kredia?
Kredia është një sasi parash të marra hua që duhen kthyer në një periudhë kohe të caktuar së bashku me një interes. Shuma e parave që merret hua në gjuhën e bankës quhet principal dhe interesi është kostoja e kësaj huaje. Kohëzgjatja që vendoset për të paguar kredinë njihet si afati i kredisë. Si shkak për të marrë një kredi mund të shërbejë blerja e diçkaje që kushton më shumë nga sa mund ta përballoni, si për shembull blerja e një makine, e një shtëpie (apo për të rregulluar atë që keni), dëshira për të shkuar me pushime apo për të vazhduar studimet, investimi ne aktivitet bujqësor, etj. Mbani mend se, kur aplikoni për një shumë të caktuar kredie duhet të siguroheni që jeni në gjendje ta paguani atë çdo muaj, përndryshe kjo mund t’ju shkaktojë probleme të mëdha financiare.
Problemi i vetëm me huatë është që ato duhet të paguhen përsëri!!!
Problemi i vetëm me huatë është që ato duhet të paguhen përsëri!!!
2Çfarë duhet të dini përpara se të merrni një kredi?
Nëse jeni duke menduar për të marr një kredi këshillat më poshtë do t’ju orintojnë të para-përgatiteni:
- 1. Sqaroni nevojat tuaja për kredi – Llogarisni saktë shumën që ju duhet për të marr kredi. Mos harroni se jeni ju që do ta paguani!
2. Qartësoni buxhetin tuaj – Llogarisni sa këst kredie mund të përballoni çdo muaj. Gjatë kalkulimit, mos harroni të lini vend edhe për shpenzime të papritura.
3. Përgatisni dokumentacionin e nevojshëm – Për të përfituar një kredi do t’ju duhet të vërtetoni identitetin, të ardhurat dhe pasuritë me dokumentacion justifikues.
4. Flisni me oficerët tanë te kredisë – Mund të drejtoheni pranë zyrave të ASF për të diskutuar nga afër me nje Oficer Kredie në lidhje me procesin e aplikimit për kredi, afatin kohor këstet e kredisë për të kuptuar nëse keni mjete për të shlyer kredinë tuaj në mënyrë të rregullt.
3Pse duhet të kem një garantor? Cilat janë përgjegjësitë që ka nje garantor?
Garantori është përgjegjes për shlyerjen e kredisë njësoj si kredimarrësi dhe ndihmon këtë të fundit të plotësoj kushtet për të përballuar një kredi.
4Sa do të paguaj?
Ështe e rëndësishme që në momentin që aplikoni për një kredi të jeni të vetëdijshëm për shumën që do të paguani. Pyesni oficerin e kredisë ose persona të tjerë përgjegjës t’ju bëjnë me dije për të gjitha interesat/komisionet/penalitetet që do të paguani përpara se të firmosni kontraten e kredisë.
5Çfarë është kontrata e kredisë?
Kontrata e kredisë është një marrëveshje ndërmjet dy palëve ku njëra palë “huadhënësi” angazhohet të ofrojë një kredi për palën tjetër “huamarrësin”.
“Huamarrësi” është personi që merr vlerën (shumën/kredinë) nga huadhënësi me kusht që ai do të paguajë shumën e principalit dhe interesin për huadhënësin.
Kontrata e kredisë përfshin elementet e mëposhtme:
a) të dhëna të plota për identitetin dhe adresat e palëve kontraktore;
b) vlerën totale të kredisë dhe kushtet për lëvrimin e saj;
c) afatin e maturimit të kredisë;
d) normën e interesit,
e) normën efektive të interesit dhe totalin e kostos së
f) shumën e këstit, numrin dhe periodicitetin ose datat e çdo kësti (pagesave të konsumatorit) për të shlyer kredinë, dhe çdo shpenzim tjetër lidhur me dhënien dhe përdorimin e kredisë, të paraqitur në një plan shlyerjeje të kredisë (kryegjë dhe interes);
g) garancitë e vendosura
h) të drejtën e tërheqjes nga kontrata e kredisë, sipas përcaktimit të kësaj rregulloreje;
i) të drejtën për shlyerjen e kredisë para afatit dhe të përfitimit të një reduktimi të kostos totale të kredisë;
*Një kopje e kontratës së nënshkruar nga palët, i jepet personalisht huamarrësit në momentin e nënshkrimit të kontratës.
6Nëse nuk arrij të shlyej kredinë, çfarë duhet të bëj?
Nëse jeni në vështirësi për të kryer pagesën e kredisë sipas kalendarit të pagesave fillestar, institucion ju mirëpret të konkludoni në një marrëveshje të re, e cila do të përshtatet me kushtet e reja të aftësise tuaj paguese. Është e rëndësishme të qëndroni në kontakt me institucionin kredidhënës, pasi mungesa e tij do të konsiderohet nga institucioni si refuzim për gjetjen e një rruge të përbashkët. Në këto kushte, institucioni kredidhenes do të detyrohet, që brenda afateve të përcaktuara nga Banka e Shqipërisë, të kërkoj ndjekjen gjyqësore të rastit deri në ekzekutim të vlerës së kredisë të pa-arkëtuar.
7Çfarë duhet të bëj pasi mbyll kredinë?
Është e rëndesishme që pasi të mbyllni kredinë të siguroheni me një Vërtetim nga ana e institucionit kredidhënës për mbylljen e Detyrimit; si edhe të ndiqni gjithë praktikat për lirimin e kolateralit të lënë garanci për kredinë e mbyllur.