A është shumë 100 lekë? Mos harroni, nëse vendosni 100 lekë çdo ditë, do të keni 36,500 lekë në një vit. A është shumë pak? Filloni të bëni njërin nga sugjerimet e mëposhtme dhe do të habiteni se sa hapa të vegjël mund t'ju çojnë drejt ëndrrave të mëdha.
Nga më e thjeshta
Filloni të grumbulloni monedha ose kartëmonedha të caktuara - p.sh. mblidhni çdo dite monedha 100 lekëshe - lërini mënjanë
Lini mënjanë para sa herë që bëni pazar. Vendosni paratë e kursyera në një arkë kursimi dhe vendoseni në një vend të dukshëm në shtëpinë tuaj
Ruani të ardhurat tuaja - Sa herë që merrni të ardhurat tuaja lini mënjanë një pjesë të tyre - filloni me X lekë. Vendosni këto para në një llogari / arkë kursimi
Kurseni ndërsa shpenzoni: Lini mënjanë para nga çdo shpenzim që bëni p.sh. nëse paguani 1,000 lekë në një dyqan, lërini mënjanë 100 lekë
Kur merr kuletën tënde për të dalë nga shtëpia, zbrazi monedhat dhe vendosi të gjitha arkë kursimi
Mundësi kursimi në llogarinë tuaj bankare: çdo herë që të paguani me kartën e kreditit, shuma që ju paguani është fikse. Ndryshimi (midis shumës së paguar dhe shumës së rrumbullakosur) mund të lihet mënjanë në llogarinë tuaj të kursimit
Nëse merrni një shpërblim në punën tuaj (mujore ose në vit), vendosni mënjanë një pjesë të tij - shumica e njerëzve lënë mënjanë 20,000 lekë
E thjeshtë fare
Nëse keni disa burime të ardhurash, lini mënjanë njërën prej tyre
Nëse keni të ardhura të ç’rregullta, çdo herë që fitoni më shumë, vendosni mënjanë këtë shumë shtesë
Kur merni pagën, ndajeni në pjesë: për fatura, për ushqim, për shpenzime të përditshme, shpenzime të papritura dhe kursime - mos harxhoni më shumë sesa keni planifikuar. Mos i prekni kursimet tuaja.
Kur fitoni më shumë se të ardhurat e zakonshme - lini mënjanë gjysmën e parave shtesë.
Eshtë më lehtë sesa mendoni. Këtu janë gjërat më të thjeshta që mund të bëni. Zgjidhni atë që ju përshtatet më së miri dhe zbatojini ato ҫdo ditë.
Unë dua të bëj shpenzime të planifikuara për ushqime
Bëni një listë përpara se të dilni për pazare
Mos blini më shumë seҫ ju duhet
Vendosni kufinj për shpenzime
Vendosni buxhetin ditor për shpenzimet për ushqime
Nëse blini shumë ushqime, ndajini ato ne pjesë per konsum ne vazhdimësi
Planifikoni menunë tuaj të përjavshme dhe blini në përputhje me atë që planifikoni.
Përgatitni menunë bazuar në ato që keni tashmë në gjendje
Unë dua të plotësoj nevojat bazë
Aplikoni nevojat bazë ditore
Vendosni buxhetin ditor për shpenzimet jobazike
Blini pijen tuaj të preferuar të përditshme vetëm në ditët e zgjedhura (shumica e njerëzve zgjedhin fundjaven)
Blini ëmbëlsirat tuaja të preferuara të përditshme vetëm në ditët e zgjedhura (shumica e njerëzve zgjedhin të hënën)
Përgatitni ushqime të shijshme në shtëpi, per t’i konsumuar në zyrë në vend që t'i blini jashtë.
Merni një liber ne bibliotekë në vend që ta blini atë
Shkoni në kinema gjatë javës dhe jo ne fundjavë (kur biletat janë më të shtrenjta)
Në mëngjes, parashikoni sa do të shpenzoni gjatë ditës tuaj dhe mundoheni t'i përmbaheni asaj
Unë dua të planifikoj cdo gjë
Zbatojini ato çdo ditë
Kur përgatisni drekën tuaj në shtëpi, konsumojeni atë në punë
Vendosni një buxhet javor për të ngrënë jashtë
Merni një shishe me ujë nga shtëpia, në vend që ta blini atë
Zgjidhni ditët në të cilat do të hani jashtë - shumica e njerëzve zgjedhin ditën e premte dhe të shtunë
Unë dua të blej rroba
vendosni kufi për shpenzime
Bleni rroba të reja njëherë në dy muaj
Nëse gjeni një rrobë që dëshironi të blini, kërkoni të prisni për ta blerë dy ditë dhe më pas vendosni
Diskutoni me anëtarët e familjes tuaj përpara se të blini diçka të paplanifikuar
Unë dua të udhëtoj në menyrë të zgjuar
Përdorni transportin publik në vend të makinës tuaj
Përdorni biçikletë gjatë verës në vend të makinës tuaj për të udhëtuar në punë
Mund të ndani shpenzimet e makinës me dikë
Unë dua të shpenzoj më pak për shpenzimet e nevojshme
Ndryshoni llambat me ato të kursimit të energjisë
Ndaloni ujin të rrjedhë gjatë larjes së dhëmbëve.
Fikni dritën në çdo kohë kur e lini dhomën bosh.
Kurseni energji
Kurseni për ngrohje ose ftohje
Zgjidhni një nga opsionet më poshtë!
Këtu janë disa këshilla të thjeshta për t'ju ndihmuar të paguani faturat në kohë.
Paguaji të gjitha faturat menjëherë pas marrjes së pagës
Nëse harroni të paguani faturat në kohë, vendosni kujtesë në telefonin tuaj çdo muaj për t'ju kujtuar datën e pagesës
Vendosni mënjanë disa para nga të ardhurat, në mënyrë që të kurseni mjaftueshëm për të mbuluar faturat për muajin e ardhshëm. [Për njerëzit me të ardhura mujore të parregullta]
Vendosni mënjanë shumën totale që ju nevojitet për të mbuluar të gjitha faturat tuaja në muajt në vijim deri sa të merni të ardhurat e ardhshme. [Për njerzit me të ardhura të ç’rregullta disa herë në vit]
Nëse harroni të paguani faturat të cilat janë për t’u paguar 1 ose 2 herë në vit p.sh. taksat, sigurimet, përgatisni një listë me datën kur duhet të bëni pagesën dhe vendosni diҫka për t’ja u rikujtuar
Diskutoni mundësinë e shlyerjes së faturave me këste (kjo mund të ndihmojë që tarifa e gjobitjes të mos shtohet çdo ditë apo muaj).
Ndoshta dëshironi të paguani më pak për shërbimet tuaja? Shikoni këto mundësi:
Vendosni llamba që kursejnë energjinë. Njerëzit që e bëjnë këtë mund të ulin faturat e energjisë së tyre me të paktën 10%.
Ndaloni ujin të rrjedhë ndërsa lani dhëmbët.
Fikni dritën kur dhoma është bosh
Kurseni energji
Kurseni për ngrohje ose ftohje
Menaxhimi i shumë borxheve nuk është një punë e lehtë, por e mundur!
Zgjidhni një nga opsionet
Paguani më parë borxhet më të vogla
Shisni makinën tuaj (dhe blini një më të lirë) për të parapaguar një pjesë të borxheve tuaja
Gjeni punë shtesë, edhe pse mund të mos jetë e paguar mirë, dhe përdorni të gjitha të ardhurat për pagesa të borxheve
Flisni me oficerin tuaj të kredisë për të rindërtuar këstet tuaja
Vendosni prioritete në pagesa këstesh të tjera (kamatvonesat në institucionet financiare janë më të larta se detyrimet e tjera)
Kërkoni një takim me oficerin e kredisë
Mos merrni një kredi tjetër për të paguar një nga këstet tuaja
Mos merrni një kredi tjetër para se të shlyeni këto borxhe. Këstet tuaja totale mujore nuk duhet të kalojnë çerekun e të ardhurave tuaja mujore. Këtu janë katër pyetje dhe këshilla kryesore që do t'ju ndihmojnë të mendoni nëse keni nevojë për kredi dhe t'ju përgatisin për të marrë një kredi.
Sa mund të përballoj unë borxhet?
Mësoni si të llogaritni me saktësi kursimet tuaja mujore të cilat mund ti përdorni për të shlyer kredinë. Kursimet janë ndryshimi midis asaj që fitoni dhe asaj që shpenzoni. Përfshini vetëm të ardhurat që keni siguri që do ti merrni
Pagesat mujore të kredisë nuk duhet të kalojnë 70% të kursimeve tuaja mujore.
Merrni një kredi në të njëjtën monedhë si të ardhurat tuaja. Një kredi në monedhë të huaj mund të ketë një normë interesi më të ulët por ajo mbart rrezik të kursit të këmbimit. Pra, nëse nuk fitoni të ardhura në atë monedhë mund të përfundoni duke paguar më shumë sesa mendonit se do të bënit, kur nënshkruani kontratën
1. A e di sa do të paguaj?
Kontrolloni normat e interest në mënyrë të tillë që të krahasoni kostot e kredive
Mos harroni, një normë më e ulët interesi nuk garanton kosto kredie më të ulët. Ka kosto të tjera të cilat mund ta bëjnë totalin e kostove më të lartë.
Sigurohuni që të përfshini të gjitha kostot dhe tarifat kur llogaritni pagesat tuaja mujore, jo vetëm pagesën e interesit
Kini kujdes nga huadhënësit agresivë - ofertat speciale rrallë janë të vërteta
Analizoni me kujdes kohëzgjatjen e kredisë – pagesa në këste të vogla për një periudhë më të gjatë mund të ҫojnë në kosto më të larta
2. A e kuptoj plotësisht kontratën?
Gjithmonë lexoni kontratën nga fillimi deri në fund - çdo pikë e një kontrate është e rëndësishme, madje edhe shënimet e vogla.
10 pyetje që duhet të përgjigjeni përpara se të nënshkruani:
1. Cila është norma e interesit?
2. A ka ndonjë tarifë tjetër? Cfarë lloji dhe sa është?
3. Kur ështe data e pagesës? Sa duhet të paguaj çdo muaj?
4.Sa shumë duhet të paguaj?
5. Kur do të më aprovohet kredia?
6. A ka një periudhë mospagimi? Cilat janë kushtet?
7. Cilat janë problemet në rast të mospërmbushjes së detyrimeve të kontratës, për pagesa me vonesë?
8.Cfarë duhet të bëj nëse papritur nuk kam mundësi të paguaj në kohë?
9. A mund ta mbyll kredinë më herët? A ka ndonjë penalitet?
10.Cfarë ndodh nëse nuk kam paguar një ose më shumë këste?
3. Si të kontrolloni borxhin?
Shumë borxhe mund të çojnë në probleme me pagesat. Merrni hua aq sa mund të përballoni për shlyerje dhe të jeni 100% I sigurt
Shmangni kredi të shumta:me disa kredi keni më shumë rrezik për të rritur borxhet. Shmangni pagimin e një kredie me një tjetër
Merrni kredi për investime, shmangni marrjen e kredisë për gjërat që nuk keni nevojë.
Huamarrje e zgjuar përfshin kredi për gjëra të tilla si: Blerja e pronës - pagimi i kësteve të kredisë bën që ju të zotëroni pronën në fund, investim në biznesin tuaj, edukimi për ju ose fëmijët tuaj, rinovimi i shtëpisë etj.
Borxhi i keq mbulon kreditë e marra për gjëra të tilla si: pagesa të borxheve të tjera, pushime dhe sende luksoze. Për të bërë këto blerje, prisni derisa të keni kursyer para në vend që të merrni një kredi
A Jeni kryesori që sjell të ardhura në familjen tuaj dhe nuk keni sigurim jete?
Kontrolloni se çfarë mund të bëni për të siguruar të ardhmen e familjes suaj.
Blerja e sigurimit te jetes, kontrolloni me kujdes kushtet.
Para nënshkrimit të marrëveshjes, merrni dokumentet në shtëpi dhe lexoni ato me kujdes. Prisni të paktën 2 ditë për të vendosur
Shtëpia / apartamenti juaj nuk është i siguruar? Parandaloni rreziqet
Blerja e sigurimit, kontrolloni me kujdes kushtet
Blerja e sigurimit, kontrolloni me kujdes kushtet që shtëpia / apartamenti juaj duhet të plotësojë në mënyrë që të paguheni.
Para nënshkrimit të marrëveshjes, merrni dokumentet në shtëpi dhe lexoni ato me kujdes. Prisni të paktën 2 ditë për të vendosur