• Kreu
  • Kush Jemi
    • Misioni dhe Vlerat
    • Menaxhimi
      • Bordi Përfaqësues
      • Ekipi Menaxhues
    • Raportet Vjetore
    • Klientët
    • Pyetjet më të Shpeshta
  • Produktet
    • Llojet e Produkteve
      • Kredi Biznesi
        • Kredi Biznesi
        • Kredi Agro
        • Kredi Start Up
        • Kredia “Gruaja Rurale”
        • Kredi “Të rinjtë sipërmarrës”
      • Kredi Individuale
        • Kredi Konsumatore
        • Kredi Sociale
        • Kredia Jeshile
    • Llogarit Këstin
    • Apliko Tani
  • Performanca Sociale
    • Projekte
    • Fushata Borrow Wisely
    • Code of Good Conduct
  • Lajme & Aktivitete
  • Kontakt
    • Zyrat Tona
    • Pozicione Vakante
    • Sugjerime dhe Ankesa
  • English
✕
1 Tetor 2020

BORROW WISELY 2020

Fushata “Huamarrje e Zgjuar” ka për qëllim edukimin e një numri sa më të lartë të klientëve për të marrë një kredi në mënyrë të zgjuar, si dhe të sigurohen se po marrin një borxh në nivele të sigurta dhe të përgjegjshme. Kjo fushatë përmbledh një listë pyetjesh të thjeshta, të cilat të gjithë klientët duhet t’i bëjnë vetes para se të marrin një kredi:

Sa para mund të marr hua?


  • Mësoni të llogaritni me saktësi kursimet tuaja mujore.

  • Pagesat mujore të huasë nuk mund të kalojnë 70% të kursimeve tuaja mujore.

  • P.sh. Nëse të ardhurat = 50,000 lekë dhe shpenzimet =40,000 lekë atëherë Kursimi = 10,000 lekë. Shlyerjet mujore = 7,000 lekë max.

  • Merrni një kredi në të njëtën monedhë si të ardhurat.
  • Agro & Social Fund do të vleresojë aftësinë tuaj për të përballuar kredinë.

  • A e di sa do të paguaj?


  • Mësoni si të krahasoni oferta të ndryshme për të bërë një zgjedhje të zgjuar.

  • Eshtë e drejtë e secilit të kërkojë informacion mbi kostot e kredive.

  • Mos harroni, një normë më e ulët interesi nuk garanton një kredi me kosto më te ulta.

  • Sigurohuni që të përfshini të gjitha kostot dhe tarifat kur llogaritni pagesat tuaja mujore, jo vetëm pagesat e interesit

  • Kujdes nga huadhënësit agresivë - ofertat speciale rrallë janë të vërteta.

  • Analizoni me kujdes kohëzgjajtjen e kredisë - pagesa të vogla për një periudhë më të gjatë mund të çojnë në kosto më të larta.

  • Agro & Social Fund si të gjithë anëtarët e MFC, ka transparente të gjitha kostot e kredise.

  • A e kuptoj unë kontratën?


  • Lexoni kontratën nga fillimi në fund. Oficeri juaj i kredisë duhet t'ju japë kohë të mjaftueshme për këtë. Kuptoni kostot, gjobat, kohën dhe mënyrën e pagesave.

  • Pyesni oficerin tuaj të kredisë për ti kërkuar ndihmë për të kuptuar çdo pikë. Kërkoni gjithmonë sqarime për termat financiar të përdorur në kontratë (p.sh. kërkoni shpjegimin e termave si: fee, metoda e llogaritjes së kësteve, norma nominale, etj)

  • Merrni kohën tuaj - merrni kontratën në shtëpi dhe merrni parasysh - mos u nxitoni për të nënshkruar diçka që nuk kuptoni!

  • Çfarë duhet të bëj nëse nuk jam i kënaqur?


  • Ju lutemi na tregoni nëse nuk jeni të kënaqur.

  • Përdorni gjithmonë të drejtën tuaj për t'u ankuar.

  • Për ankesa ju lutem kontaktoni oficerin e kredisë, Drejtorin e degës, me email ose në numrin e telefonit të vënë në dispozicionin tuaj:

    Tel: +355 46 31 57 43
    Email: [email protected]
    Adresa: Rruga “Nikolla Lena”, Hyrja 1, Ap.25,Tiranë, Shqipëri.
  • Mund të lini shënimet tuaja pranë kutisë së Ankesave/Sugjerimeve, që ndodhet në çdo zyrë të Agro & Social Fund.

  • Mendimi juaj na ndihmon të ofrojmë një shërbim më të mirë për klientët tanë!

  • Kontrolloni borxhin – mos lejoni t'ju kontrollojë ai ju!


  • Shumë borxhe mund të çojnë në probleme me pagesat.

  • Shmangni kreditë e shumta: me disa kredi keni më shumë rrezik mbingarkese me borxhe.

  • Merrni kredi për investime, shmangni marrjen e kredisë për gjërat që nuk keni nevojë.

  • Kujdesuni për historikun tuaj të kredisë , informacionet qëndrojnë gjithmonë në Bankën e Shqipërisë.

  • Kini kujdes nëse jeni garantues për dikë tjetër.

  • Bisedoni me oficerin e kredisë nëse keni probleme. Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar!


  • Kontrollo mirëqënien tënde financiare duke klikuar pyetësorin më poshtë.

    Duke plotësuar këtë pyetësor të thjeshte online,
    ju kuptoni më shumë mbi mirëmenaxhimin e të ardhurave dhe shpenzimeve tuaja.
     
    Take the Quiz
    Në plan afatshkurtër, është e rëndësishme të balanconi të ardhurat dhe shpenzimet dhe të jeni në gjendje të paguani në kohë të gjitha faturat dhe taksat dhe të menaxhoni me kujdes buxhetin e familjes, si dhe të krijoni kursimet tuaja. Përveç menaxhimit të përditshëm, është e rëndësishme që të keni stabilitet financiar dhe të jeni në gjendje të përballoni shpenzimet e paparashikuara. Në plan afatgjatë, një familje që arrin të mirëmenaxhojë të ardhurat dhe shpenzimet, arrin të ketë burime të mjaftueshme për të financuar zhvillimin personal, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe investimin për periudhën e pensionit. Ka rrugë të ndryshme që mund të ndërmerrni për të përmirësuar më tej gjendjen tuaj financiare, zgjidhni një nga opsionet më poshtë për të filluar përmirësimin:
    • Unë dua te krijoj kursimet e mia
    • Dua të bëj shpenzimet më të zgjuara
    • Dua të paguaj faturat e mia në kohë
    • Unë dua të menaxhoj borxhet e mia në mënyrë të zgjuar
    • Une dua të marr hua në mënyre të zgjuar
    • Dua të siguroj të ardhmen e familjes time
    A është shumë 100 lekë? Mos harroni, nëse vendosni 100 lekë çdo ditë, do të keni 36,500 lekë në një vit. A është shumë pak? Filloni të bëni njërin nga sugjerimet e mëposhtme dhe do të habiteni se sa hapa të vegjël mund t'ju çojnë drejt ëndrrave të mëdha.
    Nga më e thjeshta
  • Filloni të grumbulloni monedha ose kartëmonedha të caktuara - p.sh. mblidhni çdo dite monedha 100 lekëshe - lërini mënjanë
  • Lini mënjanë para sa herë që bëni pazar. Vendosni paratë e kursyera në një arkë kursimi dhe vendoseni në një vend të dukshëm në shtëpinë tuaj
  • Ruani të ardhurat tuaja - Sa herë që merrni të ardhurat tuaja lini mënjanë një pjesë të tyre - filloni me X lekë. Vendosni këto para në një llogari / arkë kursimi
  • Kurseni ndërsa shpenzoni: Lini mënjanë para nga çdo shpenzim që bëni p.sh. nëse paguani 1,000 lekë në një dyqan, lërini mënjanë 100 lekë
  • Kur merr kuletën tënde për të dalë nga shtëpia, zbrazi monedhat dhe vendosi të gjitha arkë kursimi
  • Mundësi kursimi në llogarinë tuaj bankare: çdo herë që të paguani me kartën e kreditit, shuma që ju paguani është fikse. Ndryshimi (midis shumës së paguar dhe shumës së rrumbullakosur) mund të lihet mënjanë në llogarinë tuaj të kursimit
  • Nëse merrni një shpërblim në punën tuaj (mujore ose në vit), vendosni mënjanë një pjesë të tij - shumica e njerëzve lënë mënjanë 20,000 lekë

  • E thjeshtë fare
  • Nëse keni disa burime të ardhurash, lini mënjanë njërën prej tyre
  • Nëse keni të ardhura të ç’rregullta, çdo herë që fitoni më shumë, vendosni mënjanë këtë shumë shtesë
  • Kur merni pagën, ndajeni në pjesë: për fatura, për ushqim, për shpenzime të përditshme, shpenzime të papritura dhe kursime - mos harxhoni më shumë sesa keni planifikuar. Mos i prekni kursimet tuaja.
  • Kur fitoni më shumë se të ardhurat e zakonshme - lini mënjanë gjysmën e parave shtesë.
  • Eshtë më lehtë sesa mendoni. Këtu janë gjërat më të thjeshta që mund të bëni. Zgjidhni atë që ju përshtatet më së miri dhe zbatojini ato ҫdo ditë.
    Unë dua të bëj shpenzime të planifikuara për ushqime
  • Bëni një listë përpara se të dilni për pazare
  • Mos blini më shumë seҫ ju duhet
  • Vendosni kufinj për shpenzime
  • Vendosni buxhetin ditor për shpenzimet për ushqime
  • Nëse blini shumë ushqime, ndajini ato ne pjesë per konsum ne vazhdimësi
  • Planifikoni menunë tuaj të përjavshme dhe blini në përputhje me atë që planifikoni.
  • Përgatitni menunë bazuar në ato që keni tashmë në gjendje

  • Unë dua të plotësoj nevojat bazë
  • Aplikoni nevojat bazë ditore
  • Vendosni buxhetin ditor për shpenzimet jobazike
  • Blini pijen tuaj të preferuar të përditshme vetëm në ditët e zgjedhura (shumica e njerëzve zgjedhin fundjaven)
  • Blini ëmbëlsirat tuaja të preferuara të përditshme vetëm në ditët e zgjedhura (shumica e njerëzve zgjedhin të hënën)
  • Përgatitni ushqime të shijshme në shtëpi, per t’i konsumuar në zyrë në vend që t'i blini jashtë.
  • Merni një liber ne bibliotekë në vend që ta blini atë
  • Shkoni në kinema gjatë javës dhe jo ne fundjavë (kur biletat janë më të shtrenjta)
  • Në mëngjes, parashikoni sa do të shpenzoni gjatë ditës tuaj dhe mundoheni t'i përmbaheni asaj

  • Unë dua të planifikoj cdo gjë
  • Zbatojini ato çdo ditë
  • Kur përgatisni drekën tuaj në shtëpi, konsumojeni atë në punë
  • Vendosni një buxhet javor për të ngrënë jashtë
  • Merni një shishe me ujë nga shtëpia, në vend që ta blini atë
  • Zgjidhni ditët në të cilat do të hani jashtë - shumica e njerëzve zgjedhin ditën e premte dhe të shtunë

  • Unë dua të blej rroba
  • vendosni kufi për shpenzime
  • Bleni rroba të reja njëherë në dy muaj
  • Nëse gjeni një rrobë që dëshironi të blini, kërkoni të prisni për ta blerë dy ditë dhe më pas vendosni
  • Diskutoni me anëtarët e familjes tuaj përpara se të blini diçka të paplanifikuar

  • Unë dua të udhëtoj në menyrë të zgjuar
  • Përdorni transportin publik në vend të makinës tuaj
  • Përdorni biçikletë gjatë verës në vend të makinës tuaj për të udhëtuar në punë
  • Mund të ndani shpenzimet e makinës me dikë

  • Unë dua të shpenzoj më pak për shpenzimet e nevojshme
  • Ndryshoni llambat me ato të kursimit të energjisë
  • Ndaloni ujin të rrjedhë gjatë larjes së dhëmbëve.
  • Fikni dritën në çdo kohë kur e lini dhomën bosh.
  • Kurseni energji
  • Kurseni për ngrohje ose ftohje
  • Zgjidhni një nga opsionet më poshtë!
    Këtu janë disa këshilla të thjeshta për t'ju ndihmuar të paguani faturat në kohë.
  • Paguaji të gjitha faturat menjëherë pas marrjes së pagës
  • Nëse harroni të paguani faturat në kohë, vendosni kujtesë në telefonin tuaj çdo muaj për t'ju kujtuar datën e pagesës
  • Vendosni mënjanë disa para nga të ardhurat, në mënyrë që të kurseni mjaftueshëm për të mbuluar faturat për muajin e ardhshëm. [Për njerëzit me të ardhura mujore të parregullta]
  • Vendosni mënjanë shumën totale që ju nevojitet për të mbuluar të gjitha faturat tuaja në muajt në vijim deri sa të merni të ardhurat e ardhshme. [Për njerzit me të ardhura të ç’rregullta disa herë në vit]
  • Nëse harroni të paguani faturat të cilat janë për t’u paguar 1 ose 2 herë në vit p.sh. taksat, sigurimet, përgatisni një listë me datën kur duhet të bëni pagesën dhe vendosni diҫka për t’ja u rikujtuar
  • Diskutoni mundësinë e shlyerjes së faturave me këste (kjo mund të ndihmojë që tarifa e gjobitjes të mos shtohet çdo ditë apo muaj).

  • Ndoshta dëshironi të paguani më pak për shërbimet tuaja? Shikoni këto mundësi:
  • Vendosni llamba që kursejnë energjinë. Njerëzit që e bëjnë këtë mund të ulin faturat e energjisë së tyre me të paktën 10%.
  • Ndaloni ujin të rrjedhë ndërsa lani dhëmbët.
  • Fikni dritën kur dhoma është bosh
  • Kurseni energji
  • Kurseni për ngrohje ose ftohje
  • Menaxhimi i shumë borxheve nuk është një punë e lehtë, por e mundur!
    Zgjidhni një nga opsionet
  • Paguani më parë borxhet më të vogla
  • Shisni makinën tuaj (dhe blini një më të lirë) për të parapaguar një pjesë të borxheve tuaja
  • Gjeni punë shtesë, edhe pse mund të mos jetë e paguar mirë, dhe përdorni të gjitha të ardhurat për pagesa të borxheve
  • Flisni me oficerin tuaj të kredisë për të rindërtuar këstet tuaja
  • Vendosni prioritete në pagesa këstesh të tjera (kamatvonesat në institucionet financiare janë më të larta se detyrimet e tjera)
  • Kërkoni një takim me oficerin e kredisë
  • Mos merrni një kredi tjetër për të paguar një nga këstet tuaja
  • Mos merrni një kredi tjetër para se të shlyeni këto borxhe. Këstet tuaja totale mujore nuk duhet të kalojnë çerekun e të ardhurave tuaja mujore.
  • Këtu janë katër pyetje dhe këshilla kryesore që do t'ju ndihmojnë të mendoni nëse keni nevojë për kredi dhe t'ju përgatisin për të marrë një kredi.
  • Sa mund të përballoj unë borxhet?
  • Mësoni si të llogaritni me saktësi kursimet tuaja mujore të cilat mund ti përdorni për të shlyer kredinë. Kursimet janë ndryshimi midis asaj që fitoni dhe asaj që shpenzoni. Përfshini vetëm të ardhurat që keni siguri që do ti merrni
  • Pagesat mujore të kredisë nuk duhet të kalojnë 70% të kursimeve tuaja mujore.
  • Merrni një kredi në të njëjtën monedhë si të ardhurat tuaja. Një kredi në monedhë të huaj mund të ketë një normë interesi më të ulët por ajo mbart rrezik të kursit të këmbimit. Pra, nëse nuk fitoni të ardhura në atë monedhë mund të përfundoni duke paguar më shumë sesa mendonit se do të bënit, kur nënshkruani kontratën

  • 1. A e di sa do të paguaj?
  • Kontrolloni normat e interest në mënyrë të tillë që të krahasoni kostot e kredive
  • Mos harroni, një normë më e ulët interesi nuk garanton kosto kredie më të ulët. Ka kosto të tjera të cilat mund ta bëjnë totalin e kostove më të lartë.
  • Sigurohuni që të përfshini të gjitha kostot dhe tarifat kur llogaritni pagesat tuaja mujore, jo vetëm pagesën e interesit
  • Kini kujdes nga huadhënësit agresivë - ofertat speciale rrallë janë të vërteta
  • Analizoni me kujdes kohëzgjatjen e kredisë – pagesa në këste të vogla për një periudhë më të gjatë mund të ҫojnë në kosto më të larta

  • 2. A e kuptoj plotësisht kontratën?
  • Gjithmonë lexoni kontratën nga fillimi deri në fund - çdo pikë e një kontrate është e rëndësishme, madje edhe shënimet e vogla.
  • 10 pyetje që duhet të përgjigjeni përpara se të nënshkruani: 1. Cila është norma e interesit?
  • 2. A ka ndonjë tarifë tjetër? Cfarë lloji dhe sa është? 3. Kur ështe data e pagesës? Sa duhet të paguaj çdo muaj? 4.Sa shumë duhet të paguaj? 5. Kur do të më aprovohet kredia? 6. A ka një periudhë mospagimi? Cilat janë kushtet? 7. Cilat janë problemet në rast të mospërmbushjes së detyrimeve të kontratës, për pagesa me vonesë? 8.Cfarë duhet të bëj nëse papritur nuk kam mundësi të paguaj në kohë? 9. A mund ta mbyll kredinë më herët? A ka ndonjë penalitet? 10.Cfarë ndodh nëse nuk kam paguar një ose më shumë këste?
    3. Si të kontrolloni borxhin?
  • Shumë borxhe mund të çojnë në probleme me pagesat. Merrni hua aq sa mund të përballoni për shlyerje dhe të jeni 100% I sigurt
  • Shmangni kredi të shumta:me disa kredi keni më shumë rrezik për të rritur borxhet. Shmangni pagimin e një kredie me një tjetër
  • Merrni kredi për investime, shmangni marrjen e kredisë për gjërat që nuk keni nevojë.
  • Huamarrje e zgjuar përfshin kredi për gjëra të tilla si: Blerja e pronës - pagimi i kësteve të kredisë bën që ju të zotëroni pronën në fund, investim në biznesin tuaj, edukimi për ju ose fëmijët tuaj, rinovimi i shtëpisë etj.
  • Borxhi i keq mbulon kreditë e marra për gjëra të tilla si: pagesa të borxheve të tjera, pushime dhe sende luksoze. Për të bërë këto blerje, prisni derisa të keni kursyer para në vend që të merrni një kredi
  • A Jeni kryesori që sjell të ardhura në familjen tuaj dhe nuk keni sigurim jete?
    Kontrolloni se çfarë mund të bëni për të siguruar të ardhmen e familjes suaj.
  • Blerja e sigurimit te jetes, kontrolloni me kujdes kushtet.
  • Para nënshkrimit të marrëveshjes, merrni dokumentet në shtëpi dhe lexoni ato me kujdes. Prisni të paktën 2 ditë për të vendosur

  • Shtëpia / apartamenti juaj nuk është i siguruar? Parandaloni rreziqet
  • Blerja e sigurimit, kontrolloni me kujdes kushtet
  • Blerja e sigurimit, kontrolloni me kujdes kushtet që shtëpia / apartamenti juaj duhet të plotësojë në mënyrë që të paguheni.
  • Para nënshkrimit të marrëveshjes, merrni dokumentet në shtëpi dhe lexoni ato me kujdes. Prisni të paktën 2 ditë për të vendosur

  • Nisur nga aktiviteti i përditshëm i Agro & Social Fund mbi edukimin financiar dhe ndërgjegjësimin e klientëve për të mos u mbingarkuar me borxhe dhe në vijim të misionit tonë, i jemi bashkuar fushatës ndërkombëtare edukuese “Huamarrje e Zgjuar” #2020 BWC. Më poshtë gjeni videon përmbledhëse mbi fushatën “Huamarrje e Zgjuar”:
     
     
    Share

    Agro & Social Fund është Institucion
    Financiar i Mikrokredisë që ka si qëllim
    financimin e zhvillimit nëpërmjet kreditimit.

    Të ndryshme

    • Kush jemi
    • Misioni dhe Vlerat
    • Produktet
    • Zyrat Tona
    • Politikat e Privatësisë

    Kontakt

    Telefon: +355 46 31 57 43
    Email: [email protected]

    Copyright www.asf.al All Rights Reserved