BORROW WISELY
Stafi i Agro & Social Fund ndërvepron më klientët dhe synon që të forcojë imazhin e organizatës si një partner në përpjekjen për zhvillimin e biznesit të tyre dhe për përmirësimin e cilësisë së jetesës.
Gjatë muajit Tetor 2019 Agro & Social Fund i’u bashkua fushatës sensibilizuese dhe edukuese “Borrow Wisely”, një fushatë mbarë europiane dedikuar edukimit, ndërgjegjësimit dhe përmirësimit të njohurive financiare të klientëve, si edhe aftësive të tyre për menaxhim të shëndetshëm të ekonomisë familjare.
Gjatë vitit 2019, për herë të parë, Agro & Social Fund udhëhoqi fushatën “Borrow Wisely”duke prezantuar një formë të re të edukimit dhe ndërgjegjësimit të stafit, klientëve dhe publikut të gjerë (auditore universitetesh, pjesemarrës në ditë tregjesh në fshatra të ndryshëm, e në organizime të tjera të zhvilluara nga Bashkitë ku ASF operon), duke plotësuar pyetësorin e titulluar “Kontrolli i Shëndetit Financiar”. Ky pyetësor ishte një test i shkurtër me 15 pyetje i cili ndihmoi individët të kuptonin avantazhet apo dobësitë e tyre financiare. Ata gjithashtu kishin mundësinë të kuptonin nësë i menaxhonin me efektivitet të ardhurat dhe shpenzimet e tyre, nëse ishin rezistentë ndaj goditjeve të papritura financiare dhe nëse e planifikonin mirë të ardhmen e tyre financiare në perspektivën afat-gjatë.
Agro & Social Fund ishte një pjesëmarrës krenar i fushatës “Huamarrje e Zgjuar” (Borrow Wisely) #2019BWC, që u zhvillua në 14 shtete përgjatë muajit Tetor 2019, e cila synonte të mbështeste klientët me hua të sigurt.
Çfarë është Fushata “Huamarrje e Zgjuar” ?
“Fushata Huamarrje e Zgjuar” është një fushatë ndërkombëtare edukuese që i drejtohet klientëve aktual dhe potencial të Agro & Social Fund. Fushata organizohet nën kujdesin e Microfinance Centre – një organizatë ndërkombëtare që promovon standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së klientëve dhe edukimin financiar. Fushata u zhvillua në katërmbëdhjetë shtete, përfshirë Shqipëri, Armeni, Azerbajxhan, Bosnje dhe Hercegovinë, Gjeorgji, Kosovë, Bullgari, Moldavi, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Serbi, Rumani, Greqi dhe Taxhikistan.
Cili është qëllimi i Fushatës?
Fushata “Huamarrje e Zgjuar” ka për qëllim edukimin e një numri sa më të lartë të klientëve për të marrë një kredi në mënyrë të zgjuar, si dhe të sigurohen se po marrin një borxh në nivele të sigurta dhe të përgjegjshme. Kjo fushatë përmbledh një listë pyetjesh të thjeshta, të cilat të gjithë klientët duhet t’i bëjnë vetes para se të marrin një kredi:
Sa hua mund të përballoj ?
A jam në dijeni sa do të paguaj ?
Po arrij t’a kontrolloj borxhin?
Çfarë duhet të bëj nëse nuk jam i kënaqur?
Nisur nga aktiviteti i përditshëm i Agro & Social Fund mbi edukimin financiar dhe ndërgjegjësimin e klientëve për të mos u mbingarkuar me borxhe dhe në vijim të misionit tonë, i jemi bashkuar fushatës ndërkombëtare edukuese “Huamarrje e Zgjuar” #2019BWC. Më poshtë gjeni videon përmbledhëse mbi fushatën “Huamarrje e Zgjuar”:
Gjatë muajit Shtator Agro & Social Fund realizoi paraprakisht trajnimet për stafin në të gjitha degët e saj.
Stafi i Agro & Social Fund gjithashtu organizoi prezantime të fushatës në auditore universitetesh:
Gjatë fushatës, e cila u zhvillua përgjatë muajit Tetor 2019, stafi i Agro & Social Fund ishte pranë klientëve aktual dhe potencial, me një gamë të gjerë informacioni, duke përfshirë postera, broshura dhe fletëpalosje.
Agro & Social Fund i është bashkuar dhe ka plan ti bashkohet çdo fushate apo iniciative qe synon përmirësimin e shërbimit tonë ndaj klientëve; trajnimin dhe përditësimin e stafit me qasjet më të fundit të fushës; ndërgjegjësimin dhe edukimin e klientëve për shërbimin financiar të ofruar; në mënyrë që të rritet impakti pozitiv i kredidhënies.