Fushata ndërgjegjësuese “Huamarrje e Zgjuar”

NJOFTIM PUNESIMI – SPECIALIST I BURIMEVE NJERËZORE

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

“ASF” SHA, Institucion Mikrofinanciar i Licensuar nga Banka e Shqipërisë, kërkon të punësojë:

SPECIALIST I BURIMEVE NJERËZORE

PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:

  • Administron dokumentacionin e punonjësve dhe siguron përditësimin e dosjeve individuale të personelit.
  • Ndjek procesin e punësimit, ndryshimit të pozicionit, pagës, transferimit dhe përfundimit të marrëdhënies së punës.
  • Administron librezat e punës dhe dokumentacionin përkatës të punonjësve.
  • Regjistron dhe përditëson të dhënat e personelit në sistemet dhe regjistrat e burimeve njerëzore.
  • Mbledh dhe kontrollon të dhënat mujore të prezencës, mungesave, lejeve vjetore, lejeve shëndetësore dhe orëve të punës.
  • Ndjek procedurat e rekrutimit dhe përgatit kontratat individuale të punës, aktet shtesë, njoftimet, vërtetimet dhe dokumentacionin tjetër që lidhet me marrëdhëniet e punës.
  • Mbështet proceset e vlerësimit të performancës, trajnimit dhe zhvillimit profesional të punonjësve.
  • Përgatit raporte periodike mbi numrin e punonjësve, lëvizjet e stafit, mungesat, vjetërsinë në punë, strukturën e personelit dhe tregues të tjerë të burimeve njerëzore.
  • Ndjek procedurat disiplinore dhe përgatit dokumentacionin administrativ përkatës, sipas udhëzimeve të eprorit.
  • Ndjek afatet e kontratave, periudhave të provës, mandateve, lejeve dhe dokumenteve të tjera që kërkojnë rinovim ose përditësim.
  • Përgatit shkresa, njoftime, urdhra dhe komunikime të brendshme që lidhen me administrimin e burimeve njerëzore.
  • Ruan konfidencialitetin e gjithë informacioneve dhe dokumentacionit të departamentit

KËRKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:

  • Diplomë Universitare në Fakultetin e Ekonomisë ose fusha relevante;
  • Të ketë mbi 1 vjet eksperience pune në këtë profil ;
  • Të ketë njohuri mbi legjislacionin e punës dhe administrimin e marrëdhënieve të punës;
  • Të njohë shumë mirë ‘’Paketën Office’’;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe në menaxhimin e dokumentacionit;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
  • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.

Aplikantët e  interesuar duhet të dorëzojnë: Kopje të CV-së & Letër interesi

Data e mbylljes së aplikimeve është: 29 Maj, ora 17:00.

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Aplikimet është e preferueshme të dërgohen në adresën email: [email protected]

ose në

“ASF” SHA – Tiranë

Adresa: Rr. Nikolla Lena,

Hyrja 1, Ap.25, Tiranë, Shqipëri.

 

Zyra qendrore:
Zogu i Zi, Rr. “Hysni Gerbolli”, Objekti Ultra-Tech, Kati 1, Tiranë, Shqipëri.