NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
“ASF” SHA, Institucion Mikrofinanciar i Licensuar nga Banka e Shqipërisë, kërkon të punësojë:
SPECIALIST I BURIMEVE NJERËZORE
PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:
- Administron dokumentacionin e punonjësve dhe siguron përditësimin e dosjeve individuale të personelit.
- Ndjek procesin e punësimit, ndryshimit të pozicionit, pagës, transferimit dhe përfundimit të marrëdhënies së punës.
- Administron librezat e punës dhe dokumentacionin përkatës të punonjësve.
- Regjistron dhe përditëson të dhënat e personelit në sistemet dhe regjistrat e burimeve njerëzore.
- Mbledh dhe kontrollon të dhënat mujore të prezencës, mungesave, lejeve vjetore, lejeve shëndetësore dhe orëve të punës.
- Ndjek procedurat e rekrutimit dhe përgatit kontratat individuale të punës, aktet shtesë, njoftimet, vërtetimet dhe dokumentacionin tjetër që lidhet me marrëdhëniet e punës.
- Mbështet proceset e vlerësimit të performancës, trajnimit dhe zhvillimit profesional të punonjësve.
- Përgatit raporte periodike mbi numrin e punonjësve, lëvizjet e stafit, mungesat, vjetërsinë në punë, strukturën e personelit dhe tregues të tjerë të burimeve njerëzore.
- Ndjek procedurat disiplinore dhe përgatit dokumentacionin administrativ përkatës, sipas udhëzimeve të eprorit.
- Ndjek afatet e kontratave, periudhave të provës, mandateve, lejeve dhe dokumenteve të tjera që kërkojnë rinovim ose përditësim.
- Përgatit shkresa, njoftime, urdhra dhe komunikime të brendshme që lidhen me administrimin e burimeve njerëzore.
- Ruan konfidencialitetin e gjithë informacioneve dhe dokumentacionit të departamentit
KËRKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:
- Diplomë Universitare në Fakultetin e Ekonomisë ose fusha relevante;
- Të ketë mbi 1 vjet eksperience pune në këtë profil ;
- Të ketë njohuri mbi legjislacionin e punës dhe administrimin e marrëdhënieve të punës;
- Të njohë shumë mirë ‘’Paketën Office’’;
- Aftësi shumë të mira organizative dhe në menaxhimin e dokumentacionit;
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
- Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë: Kopje të CV-së & Letër interesi
Data e mbylljes së aplikimeve është: 31 Korrik 2026, ora 17:00.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Aplikimet është e preferueshme të dërgohen në adresën email: [email protected]
ose në
“ASF” SHA – Tiranë
Adresa: Zogu i Zi, Rr. “Hysni Gerbolli”, Objekti Ultra-Tech,
Kati 1, Tiranë, Shqipëri.


