Kredia Jeshile
Kjo kredi synon investimet që përmbushin kriteret e eficencës së energjisë dhe që japin kontribut në ruajtjen e mjedisit, si:
- Investime në pajisje bujqësore ose ndërtimi me vit prodhimi jo më larg se 2019, me eficencë energjie të lartë dhe me emetim të ulët të gazrave serrë. Identifikimi i vitit të prodhimit të jetë me faturat e blerjes dhe/ose certifikata shoqëruese të mjetit të cilat të vërtetojnë edhe konsumin e energjisë, si dhe nivelin e emetimit të gazrave serrë.
- Investim në automjete elektrike ose hibride.
- Investime ne sisteme fotovoltaike.
- Investim ne panele diellore per ngrohje ajri dhe/ose uji.
- Investim në dritare (me dy ose tre xhama).
- Investim për izolim të mureve të jashtëm të ndërtesave ekzistuese me element termoizolues.
- Investim në sistem ujitje me pika
- Investim në ferma të cilat kanë certifikim për prodhim produkte organike
Termat e Kredisë
Financim deri në:
300,000 lekë - 600,000 lekë
Interes Vjetor:
27%
Afati:
deri në 36 muaj
Kolaterali:
Barrë Siguruese, Peng/Dorëzani në varësi të shumës së kredisë.
Komisioni i disbursimit:
2% deri në 4%
- Vlera e interesit, dhe e komisionit të disbursimit përcaktohen nga shuma dhe kohëzgjatja e kredisë dhe lloji i kolateralit të perdorur.
- Interesi është vjetor dhe komisioni i disbursimit aplikohet vetëm një herë në fillim të kredisë.